Kosova
Stoltenberg: NATO ka shtuar qindra forca shtesë, palët t’i kthehen dialogut
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit të ministrave të Mbrojtjes në Bruksel, ku diskutuan edhe për Kosovën, ka deklaruar se si përgjigje ndaj tensioneve të fundit, NATO ka dërguar trupa shtesë.
“Në takimin tonë ministror të mbrojtjes ne po trajtojmë një gamë të gjerë çështjesh: si të mbështesim Ukrainën, parandalimin dhe mbrojtjen tonë, misionet dhe operacionet e NATO-s në Kosovë dhe Irak, dhe këtë mëngjes do të informohemi gjithashtu për sulmet e tmerrshme terroriste kundër Izraelit gjatë fundjavës nga Hamasi, nga ministri izraelit i Mbrojtjes. Për të gjitha këto çështje, Lindja e Mesme, Ukraina, Iraku, Kosova, parandalimi dhe mbrojtja, Shtetet e Bashkuara dhe ju personalisht, Sekretar Austin, ofroni udhëheqje sigurie për të gjithë aleatët e NATO-s”, tha ai.
Ai ndër të tjera ka njoftuar se trupat e KFOR-it po patrullojnë më tepër në veri pas tensioneve të fundit.
“Jemi duke kryer më tepër patrullime në veri të Kosovës. Këto janë hapa të matur për t’u përkujdesur që KFOR-i ka kapacitetet e nevojshme për të përmbushur mandatin. Beogradi e Prishtina duhet të sillen me përgjegjësi, të përmbahen nga veprimet destabilizuese dhe të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Është rruga e vetme drejt paqes së qëndrueshme në Kosovë”, ka thënë ai.
Sipas tij, ndër temat kryesore të biseduara në takim kanë qenë edhe tensionet në Kosovë.
“Ka situatë të vështirë e të tensionuar, e kemi përcjellë me kujdes. E kemi rritur prezencën, veçanërisht në veri. Mesazhi kryesor për Prishtinën e Beogradin nga ky takim është që të frenohen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë më tepër situatën e të tensionojnë atë”, u shpreh ai, përcjell albinfo.ch.
Stoltenberg duke kërkuar angazhimin e palëve në dialog, deklaroi se në Kosovë duhet të shihet se NATO dhe Bashkimi Evropian punojnë së bashku.
“Është një nga mesazhet e rëndësishme nga takimi sot, që në Kosovë të shohin se NATO-ja e BE-ja punojnë ngushtë. Prezenca ushtarake e NATO-s në Kosovë, përkrah angazhimin diplomatik të BE-së. Sot ishte në takim edhe BE-ja, është mirë të shohim se në situatë të vështira sfiduese në Kosovë e në Bosnjë e Hercegovinë, ne dhe BE-ja punojmë ngushtë. E bëjmë këtë një kohë të gjatë”, ka thënë ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










