Lajme
Statistikat: 12 miliardë franga në vit e 40 mijë persona të lënduar
Çdo vit, 40 mijë njerëz lëndohen. Zyra e Parandalimit të Aksidenteve fokusohet në ndërgjegjësimin: “Në dobi janë individët dhe ekonomia”
Aksidentet “gjatë kohës së lirë” në Zvicër janë të nënvlerësuara, por ato prekin 40,000 njerëz në vit dhe sjellin kosto prej 12 miliardë frangash. Për të luftuar fenomenin, Zyra e Parandalimit të Aksidenteve (UPI) është e angazhuar për të rritur ndërgjegjësimin e aktorëve të përfshirë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Janë afërsisht 1000 aksidente që çdo vit në Zvicër shkaktojnë paaftësi të personave në fjalë, ndërsa 40.000 të përmendura më lart shkaktojnë lëndime të rënda te viktimat fatkeqe. Aksidentet, si ato që ndodhin gjatë shëtitjeve dhe sporteve ose gjatë drejtimit të automjeteve, përbëjnë “një sfidë të madhe për sektorin e shëndetësisë”: duke lënë mënjanë aspektin e vuajtjeve që ato shkaktojnë, miliarda humbje pësohen në nivel ekonomik, si dhe miliona të orarit të punës. Edhe pse janë dukshëm më të ulëta se ato që ndodhin në vendin e punës, aksidentet në kohën e lirë janë rritur me një të tretën në tridhjetë vjetët e fundit, edhe falë faktit se njerëzit kanë gjithnjë e më shumë kohë në dispozicion për t’iu kushtuar “vetes”.
Parandalimi i aksidenteve është gjithnjë e më i rrënjosur në shumë fusha të jetës së përditshme, por nevojiten ende përpjekje më të mëdha, siç zbulohet nga tendenca e aksidenteve. Siç thekson drejtori i UPI-së, Stefan Siegrist, nga parandalimi përfitojnë jo vetëm individët, por edhe ekonomia e vendit. Siegrist shpreson për investime në sigurinë e infrastrukturës, veçanërisht falë teknologjive të fundit dhe kërkon “përkushtim më të madh nga të gjithë aktorët e përfshirë në politikë dhe parandalim”.
E-Diaspora
-
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL Në edicionin e dhjetë jubilar, programi dyjavor arsimor dhe kulturor ka mbledhur 42 të rinj nga... -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë











