Lajme
Qeveria Zvicerane: Të dhënat personale në restorante, vetëm në bazë vullnetare
"Dhënia e "personalieve" në restorante do të jetë në baza vullnetare. Vizitorëve u kërkohet të japin detajet e kontaktit - por ata nuk janë të detyruar ta bëjnë këtë"
Të hënën, në Zvicër do të hapen restorantet, ashtu si dhe shkollat, një numër më i madh i dyqaneve, muzetë, bibliotekat etj. Më së shumti debat ka ngjallur vendimi për hapjen e restoranteve dhe në veçanti, masa e re, e dhënies së shënimeve personale, të cilës duhej t`i nënshtroheshin vizitorët, shkruan albinfo.ch.
Por, në konferencën e sotme për media, në Bernë, përgjegjësit nga organet federale kanë sqaruar detajet rreth kësaj mase.
Ministri i shëndetësisë, Alain Berset thotë se koncepti i mbrojtjes për restorantet, ka të bëjë me sigurimin se gjurmët e mysafirëve në restorante. Nuk bëhet fjalë për një listë të plotë të të gjithë vizitorëve në një restorant, por për mundësinë e informimit të mysafirëve. Po ashtu, nuk është fjala për të dhëna që do t`u nevojiten pronarëve të restoranteve.
Kjo bëhet në mënyrë që, personeli, i cili në kushtet e dhëna, nuk mund të sigurojë mbajtjen e distancës prej 2 metrash, në rast të infektimit, të jetë në gjendje të dijë se nga cila tavolinë ka marrë infeksionin, transmeton albinfio.ch. Dhe kjo do t`i shërbejë edhe mysafirit, për të marrë masa nëse është i infektuar. Kjo masë pra është në kuadrin e “Contact tracing” (gjurmimi i kontakteve).
Sigurimi i detajeve të kontaktit për mysafirët në restorante duhet të bëhet mbi baza vullnetare. Komisioneri Federal për Mbrojtjen e të Dhënave, Adrian Lobsiger, ka folur në disa media kundër detyrimit për të dhënë informatat personale. Ofrimi i të dhënave është i mundur vetëm vullnetarisht, ka thënë ai.
Ndërkaq. Casimir Platzer, President i shoqatës së gastronomisë, Gastrosuisse, ndërkohë ka konfirmuar bisedimet me ministrin Alain Berset. Ata kanë rënë dakord të enjten se dhënia e “personalieve” në restorante do të jetë në baza vullnetare, përcjell albinfo.ch. Vizitorëve u kërkohet të japin detajet e kontaktit – por ata nuk janë të detyruar ta bëjnë këtë, thotë Platzer. Koncepti i mbrojtjes i degës së hotelierisë do të adaptohet në këtë drejtim.
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Austri
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik Pranvera është këtu dhe vera është rrugës. Është koha e përsosur e vitit për të vizituar...
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë
-
A mund të marr përfitime papunësie në Austri nëse jam i vetëpunësuar?