Shqipëria
Speciet e rralla në brigjet e Shqipërisë rrezikohen nga peshkatarët
Breshkat e detit dhe fokat mesdhetare janë shfaqur gjithnjë e më shumë në brigjet shqiptare si pasojë e ndryshimeve klimatike, por mbijetesa e tyre kërcënohet nga një sërë faktorësh të aktivitetit njerëzor.
Breshka e ujit caretta-caretta është ndër speciet e rralla që frekuenton brigjet e Shqipërisë. Në të shumtën e rasteve, ato ngordhin nëpër rrjeta pas një kohe të gjatë, pa mundur të dalin në sipërfaqe për frymëmarrje, shkruan Zëri i Amerikës.
Peshkatarët përbëjnë rrezikun kryesor për speciet në rrezik zhdukjeje.
Si pasojë e ndryshimeve klimatike, popullata e rrezikuar e breshkave të detit është shfaqur në detin Adriatik edhe për folezim. Studiuesi Enerit Saçdanaku, kërkues shkencor për florën dhe faunën, ndjek me pasion praninë e tyre në brigjet shqiptare.
“Nga 7 llojet e breshkave detare që janë në botë, në Shqipëri janë tri lloje. E para është breshka kokëmadhe, ose siç quhet ndryshe, Caretta Caretta, e dyta breshka e gjelbër ose fluturuese siç është Chelonia mydas dhe breshka kurriz-lëkurore, që është breshka më e madhe në botë dhe quhet Dermochelys coriacea”, thotë Saçdanaku, përcjell albinfo.ch.
Prania e breshkave detare monitorohet edhe nga administrata e zonave të mbrojtura.
“Jemi duke i monitoruar prej disa vitesh. Gjatë viteve të fundit që ne kemi monitoruar, 80% e rasteve të breshkave që janë shfaqur, janë caretta caretta dhe 20% e gjelbra”, thotë Nexhip Hysolakaj, specialist i zonave të mbrojtura.
Breshkat detare janë të ekspozuara ndaj rreziqeve që vijnë nga aktiviteti njerëzor, si ndotja nga ujërat e zeza, mbetjet plastike apo ndërhyrjet në bregdet.
“Pranë qendrës së ndihmës së parë gjatë një viti kishim 12 deri 15 individë breshkash të sëmura ose të ngordhura. Pasi i kemi studiuar rastet, kemi vënë re se problematikat kanë ardhur për shkak të çarjes së karpaksit, gëlltitje të plastikës apo për shkaqe të panjohura prej nesh. 30-40% dalin të ngordhura në buzë të detit rastet e tjera janë me dëmtime të vogla. I mbajmë 3-4 ditë sa i shërojmë dhe i lëshojmë në det”, shton Hysolakaj, përcjell albinfo.ch.
Foka e mesdheut është një specie tjetër e rrallë, që është shfaqur në Shqipëri si pasojë e ndryshimeve të klimës. Ajo gjendet kryesisht në zonën e Karaburunit dhe Sazanit dhe ekspertët e konsiderojnë atë si mjaft të rrezikuar globalisht, shkruan Zëri i Amerikës.
Njësoj si breshkat e detit, edhe fokat mesdhetare kërcënohen nga aktiviteti njerëzor në habitatin e tyre bregdetar.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë












