Integrimi
SPEAK@ODA – Shqiptarët ndërmjet 3 brezave në Zvicër
Restorant Letzigrund, Badenerstrasse 526, Zürich, 22 Nëntor 2025 - 18:00h
Platforma mediale albinfo.ch, në bashkëpunim me CH-APEN, fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në eventin inspirues SPEAK@ODA, ku shqiptarët e Zvicrës nga tre breza do të ndajnë përvojat, arritjet dhe sfidat e tyre.
Programi përfshin:
Rrëfime frymëzuese nga tre breza shqiptarësh në Zvicër
Ekspozitë artistike dhe dokumentar kushtuar tre brezave
Prezantime mbi sfidat dhe arritjet e organizatave më të mëdha shqiptare në Zvicër:
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër
Lidhja e Inxhinierëve Shqiptarë në Zvicër
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës




Në kuadër të këtij eventi, CH-APEN do të inaugurojë Business Franga Club, si një hap simbolik drejt faktorizimit të shqiptarëve të Zvicrës si pjesë e denjë e mozaikut shoqëror zviceran.
Pjesë artistike: Performancë muzikore nga Trina Haliti, një prej talenteve të reja të muzikës shqiptare.
Pas programit: Darkë e përbashkët me mysafirët dhe pjesëmarrësit.
Mbrëmjen do ta moderojnë aktori i njohur Fatmir Spahiu—Bufi dhe redaktori I albinfo.ch Bekim Dalipi
Mos e humbisni këtë ngjarje që bashkon kujtesën, identitetin dhe suksesin shqiptar mes tre brezave!
Rezervoni vendin tuaj: linku
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit22 Nëntor 2025
- Ora18:00
- LokacioniRestorant Letzigrund, Badenerstrasse 526, Zürich
- Data e përfundimit22 Nëntor 2025 - 23:00
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa












