Kosova
BE dakordohet për liberalizim të vizave për Kosovën
Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanё miratuar mandatin negociues të Këshillit tё BE-sё pёr një rregullore për udhëtimin pa viza për mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga Kosova, përcjell albinfo.ch.
Konform mandatit tё miratuar, presidenca do të nisë negociatat me Parlamentin Evropian, thuhet ne komunikatёn pёr shtyp tё lёshuar nga BE-ja.
Ministri i Jashtёm i Republikёs Çeke, Jan Lipavsky, lidhur me kёtё vendim ka vlerёsuar se heqja e vizave po bёhet falё pёrpjekjeve tё Kosovёs nё forcimin e kontrollit kufitar, menaxhimin e migracionit dhe sigurisё.
Ai theksoi se shpreson qё ky bashkëpunim i mirë vetëm sa do të forcohet edhe në të ardhmen.
“Sot kemi bërë një hap të rëndësishëm drejt udhëtimit pa viza për Kosovën dhe tani shpresojmë që të arrijmë sё shpejti marrёveshjen me Parlamentin Evropian për ta shёndёrruar premtimin nё realitet”, ka porostur shefi i diplomacisё çeke, Jan Lipavsky.
Sipas mandatit tё miratuar, heqja e vizave do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast, jo më vonë se 1 janari i vitit 2024.
Ky votim ishte paraparё tё ndodhё javёn e kaluar, por u hoq nga agjenda pёr shkak tё situatёs nё veri e nё dritё tё takimit tё pasuksesshёm tё liderёve qё u mbajt më 21 nёntor.
Sipas tekstit tё cilin do ta votojnё ambasadorёt, në periudhën deri në fillimin efektiv të liberalizimit të vizave Kosova duhet të synoj lidhjen e marrëveshjeve tё riatdhesimit me shtet me tё cilat nuk ka aranzhime tё kёtilla, si dhe duhet tё përmbushë detyrimet e dala nga kёto marrёveshje, raporton RTK.
Gjithashtu, nga vendi do të kёrkohet qё tё përpiqet të harmonizojë më tej politikën e saj të vizave me politikën e vizave të Bashkimit Evropian.
Votimi nё nivel tё ambasadorёve pritet tё bёhet pa diskutime paraprake dhe nё kёtё mёnyrё mundёsohet vazhdimi i procedurave relevante legjislative qё do të çojnë deri te vendimi përfundimtar pёr liberalizimin e vizave.
Njёkohёsisht, presidenca çeke nё dokument rikujton rëndësinë që shtetet anëtare i kushtojnë hyrjes efektive në funksionimin e ETIAS brenda afateve të përcaktuara, dhe fton shtetet anëtare të vazhdojnë përpjekjet e tyre përgatitore për të siguruar respektimin e afateve të dakorduara.
Ndryshe, nё rast se sistemi ETIAS bёhet funkisional nё afatin e dakorduar, pёrkatёsisht nё nёntor tё vitit 2023, atëherё njёkohёsisht hyn nё fuqi edhe liberalizimi i vizave pёr Kosovёn.
Bashkimi Evropian, ndryshe shporeson qё sistemi ETIAS tё bёhet funksional deri nё nёntor tё viti qё vjen, e nё kёtё rast nuk duhet pritur janarin e vitit 2024, sepse bashkё me ETIAS hyn ne fuqi edhe liberalizimi i vizave.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












