Më 7 qershor 2026 (sot), të gjitha rrugët çojnë në Stadthalle Dietikon, ku do të mbahet një nga eventet më të mëdha dhe më të veçanta të komunitetit shqiptar në Zvicër – Lugina’s Day 2026.
Ky organizim, i pari i këtij lloji, synon të bashkojë shqiptarët nga e gjithë Zvicra dhe më gjerë, duke krijuar një hapësirë unike për kulturë, bashkëpunim dhe netëorking.
Sipas stafit të Luginas, qëllimi kryesor i këtij eventi është mbledhja e fondeve për realizimin e projekteve për Luginën.
Qëllimi i dytë është Inaugurimi i Altak (ALbanian TAKim), platforma e parë shqiptare në bote për regjistrimin e eventeve shqiptare në gjithë Globin, pra është një lloj kalendari.
Lexoni po ashtu:
Sot, LUGINA’S DAY 2026: Ngjarja që bashkon komunitetin shqiptar në Zvicër
