Kosova
Sot dita e fundit për dërgimin e propozimeve për çështjen e dinarit, Kurti: Rregullorja e BQK-së, e panegociueshme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ditën e fundit për dërgimin e propozimeve për çështjen e dinarit, sipas dakordimit në takimin e fundit në Bruksel mes kryenegociatorëve dhe të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçakun Albin Kurti ka thënë se nuk po u kërkon serbëve të marrin valutën e re të Republikës së Kosovës, por euron e Bashkimit Evropian.
“Nuk po u themi serbëve të Kosovës të marrin Lekun e Shqipërisë, e as valutën e re Dardan të Republikës së Kosovës, por euron e BE-së, që ne vetë e kemi përvetësuar nga 1 janari i vitit 2002, pasi deri atëherë e kishim Markën e Gjermanisë”, ka thënë ai.
Tutje, Kurti e ka përsëritur se nuk ka përfunduar ende dita për dërgimin e propozimeve teksa e ka përsëritur se rregullorja e Bankës Qëndrore të Kosovës është e panegociueshme.
“Rregullorja e BQK-së është e panegociueshme. BQK është edhe lart edhe përpara, edhe sipër nesh edhe na prin. Përveç që kanë marr një rregullore të re, ata kanë ofruar edhe një plan 10 pikësh për tranzicion të lëmueshëm tremujor. Nëse ka pasoja në terren që kanë të bëjnë me resorët e ekzekutivit, do t’i përgjigjemi, ne nuk jemi as lokomotiva e as vagoni i parë, jemi vagoni i dytë. Nëse ka ndonjë të moshuar serb që për 24 vjet nuk ka parë euro kurrë, vetëm dinarin dhe vetëm kesh, ne nuk dëshirojmë që ai ose ajo të mbetet keq dhe për këtë, si qeveri, do të shprehim gatishmërinë tonë për të ndihmuar. Por, i vetmi mjet pagese është euro dhe dinarët kesh në thasë të furgonave nuk mund të kalojnë kufirin sepse duhet të bëhet formalizimi i transaksioneve financiare dhe në të njëjtën kohë të luftohen të gjitha aktivitetet ilegale”, ka thënë tutje ai, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










