Jeta në Zvicër
Sommaruga BE-së: Më shumë presion Italisë për refugjatët
Zvicra po ashtu është e gatshme të mbështesë Italinë në çështje te personelit ose sa i përket regjistrimit të refugjatëve
Në prag të mbledhjes që do të mbahet në Luksemburg në nivel të ministrave të brendshëm të vendeve të BE-së ministrja zvicerane e drejtësisë dhe e policisë, Simonetta Sommaruga ka kërkuar nga Italia që t`i përmbahet marrëveshjes së Dublinit dhe të regjistrojë refugjatët që kalojnë përmes territorit italian.
Në të njëjtën kohë ajo është treguar e gatshme të diskutojë për një çelës të shperndarjes së refugjatëve në mënyrë proporcionale në shtetet përkatëse.
Zvicra po ashtu është e gatshme të mbështesë Italinë në çështje te personelit ose sa i përket regjistrimit, ka thenë Sommaruga në Luksemburg ku ndodhet për të marrë pjesë në takimin e minsitrave të BE-së.
Zvicra i ka drejtuar Komisionit të BE-së një letër në të cilën kërkohet t`i shtohet presioni Italisë, për faktin se prej disa kohësh në Zvicër janë duke ardhur gjithnjë më shumë refugjatë nga Italia, të cilët vendi fqinj nuk i ka regjistruar fare.
Veç Zvicrës, në Bruksel kanë drejtuar ankesa me këtë motiv edhe Gjermania, Polonia, Franca dhe Britania e Madhe. Gjermania, gjegjësisht ministri i brendshëm i saj De Maiziere i ka premtuar Zvicrës përkrahje në drejtim të presionit që duhet t`i bëhet qendrës së BE-së sa u takon refugjatëve të paregjistruar në Itali.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











