Lajme
Sllovenia kërkon ndihmë pas përmbytjeve
Sllovenia ka kërkuar ndihmë nga BE dhe NATO pas një fundjave me përmbytje të rënda dhe fatale.
Mijëra njerëz duhej të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre dhe shumë u zhvendosën nga ekipet e shpëtimit në vende më të sigurta përmes helikopterëve dhe varkave, shkruan DW.
Moti ekstrem që erdhi të premten filloi të qetësohej të shtunën dhe autoritetet filluan të vlerësojnë shkallën e dëmit.
Sllovenia kërkoi të dielën ndihmë teknike nga Bashkimi Evropian dhe aleanca ushtarake e NATO-s për të ndihmuar në riparimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet, përcjell albinfo.ch.
Vendi i kërkoi Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së që t’i sigurojë 30 ashensorë dhe 30 automjete speciale për të rregulluar rrjedhat ujore.
Gjithashtu bëri thirrje për dërgimin e ekipit inxhinierik për të menaxhuar pajisjet.
Sllovenia i kërkoi gjithashtu BE-së dhe NATO-s 30 ura të parafabrikuara deri në 40 metra secila. NATO-s iu kërkua gjithashtu të siguronte pesë helikopterë të rëndë ushtarakë me të paktën pesë tonë kapacitet ngarkese dhe 200 ushtarë për detyrat e mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës, shkruan DW.
Kryeministri Robert Golob tha se përmbytjet çuan në dëme materiale që arrijnë në 550 milionë dollarë (rreth 500 milionë euro).
Reshjet e dendura shkaktuan dëme të mëdha që çuan në shembjen e të paktën tre urave dhe ndikuan kryesisht rrugët dhe infrastrukturën energjetike në Slloveni.
Tre persona u gjetën të vdekur të premten, ndërsa personi i katërt u raportua i vdekur të shtunën, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












