Lajme
Si të zbulohet nëse telefoni po përgjohet?
Një numër i madh përdoruesish i kushtojnë shumë vëmendje nëse dikush po i përgjon, gjurmon dhe spiunon gjatë përdorimit të telefonave dhe pajisjeve të tjera.
Me avancimin e teknologjisë kanë avancuar edhe teknikat e përdorura nga hakerat për përgjimin dhe monitorimin e pajisjeve, gjë që tashmë është bërë shumë e lehtë. Kjo është veçanërisht e dukshme në të ashtuquajturat pajisje inteligjente.
Readers Digest zbulon disa nga shenjat më të zakonshme se dikush po ju përgjon.
Rivendosja e pajisjes – nëse telefoni fillon të rivendoset vetë, është e mundur që ai të ketë “kapur” disa malware që bien ndesh me aplikacionet e tjera dhe mund të jenë një përpjekje hakerimi.
Ngadalësim drastik – nëse telefoni papritmas është shumë më i ngadalshëm dhe kapaciteti i baterisë po zvogëlohet me shpejtësi, është e mundur që dikush të ketë “hakuar” sistemin.
Zhurmat e çuditshme – Nëse dëgjoni tinguj statikë, klikim ose gumëzhimë, kjo mund të tregojë se dikush është në kontakt me pajisjen tuaj. Ekspertët thonë se kjo ndodh rrallë, por gjithsesi duhet t’i kushtoni vëmendje cilësisë së zërit.
Fikja e pajisjes për një kohë të gjatë – Nëse vëreni se telefoni juaj po fiket për shumë më gjatë se më parë, mund të nënkuptojë se ai po dërgon të dhëna te faktorët e jashtëm përpara se të fiket, gjë që ngadalëson mbylljen e tij.
Mbinxehje – Nëse pajisja mbinxehet edhe pse nuk po bëni asgjë të veçantë me të, mund të jetë një tregues se pajisja është hakuar. Programet me qëllim të keq funksionojnë vazhdimisht në sfond dhe janë të padukshëm për përdoruesin. Nga ana tjetër, mbinxehja mund të ndodhë edhe për shkak të një baterie të keqe në pajisje.
Për fat të mirë, ka disa mënyra se si mund të mbroni veten nëse dyshoni se jeni hakuar dhe jeni duke u përgjuar.
Së pari, rivendosni pajisjen tuaj. Një antivirus gjithashtu mund të jetë i dobishëm, por kjo nuk do të thotë se jeni plotësisht i mbrojtur.
Mbajeni GPS-in tuaj të fikur dhe ndizeni atë vetëm kur ju nevojitet. Sigurohuni që të përditësoni pajisjen tuaj në versionin më të fundit të softuerit dhe mos përdorni aplikacione të paverifikuara.
E-Diaspora
-
Nju-Jork
Ermonela Jaho rikthehet në Metropolitan Opera me rolin e Violetës në “La Traviata” Sopranoja shqiptare do të interpretojë në Nju-Jork më 6, 9, 13 dhe 16 maj, nën dirigjimin... -
Zvicër
Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Guy Parmelin -
Rromir Imami: Kur portreti kthehet në narrativë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Fribourg -
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen”
Jeta në Austri
-
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online Ligji i ri për kredinë konsumatore synon BNPL-në, kreditë e vogla dhe huadhënien me inteligjencë artificiale,... -
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë













