Shkurt.ch
Si të votoni në zgjedhjet e tetorit në Zvicër?
Materiali zgjedhor të gjithë atyre që posedojnë të drejtën për të votuar u dërgohet rreth 3 javë para ditës së zgjedhjeve, pra kah fundi i shtatorit / fillimi i tetorit përmes postës
Të gjithë ata cilët posedojnë shtetësi zvicerane mund t’u drejtohen kutive të votimit më 18 tetor ose të votojnë nëpërmjet postës.
Secila votë e juaja ka peshë. Me votën tuaj zgjidhni një legjislaturë të re të parlamentit në katër vjetët e ardhshme.
Çdo katër vjet zgjidhen këshilltarët e Parlamentit Nacional dhe ata të Senatit (Dhomës së Kantoneve). Në këtë fundit përfaqësohen kantonet ndërsa Parlamenti Nacional është zëri i popullit.
Mënyrat e votimit dallon prej kantoni në kanton. Në Kantonin Schafhaussen, qytetarët janë të obliguar të votojnë (mosvotimi dënohet me të holla!) ndërsa në kantonet tjera votimi është vullnetar.
Materiali zgjedhor të gjithë atyre që posedojnë të drejtën për të votuar u dërgohet rreth 3 javë para ditës së zgjedhjeve, pra kah fundi i shtatorit / fillimi i tetorit përmes postës.
Si të votohet me postë:
Hapeni zarfin zyrtar
Shkëputni njërën listë të partive politike për parlamentarë nacional. E rëndësishme : Duhet të përdoret vetëm një listë e vetme.
Shkëputni fletëvotimin e njërës parti për senat (Ständerat) Ose shkruani emrat e kandidatëve në fletvotimin bosh.
Vendoseni fletëvotimin për senat (Ständerat) dhe listën e deputetëve nacional (Nationalrat) në zarfin anonim të votimit. Nënshkruajeni kartën e votimit. Vendoseni zarfin e votimit dhe kartën e votimit në zarfin zyrtar. Dërgojeni mbrapa zarfin zyrtar me postë më së voni deri më 14 tetor në komunën tuaj të banimit ose dërgojeni drejtpërdrejt në kutinë postare të komunës tuaj të banimit më së voni deri 17 tetor, një ditë para zgjedhjeve.
Ata që duan të mësojnë më me saktësi për mënyren e votimit mund të informohen në njërën nga tri gjuhët zyrtare të vendit:
http://www.ich-will-waehlen.ch/de
http://www.je-veux-voter.ch/fr
http://www.voglio-votare.ch/it
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












