Lajme
Si të mbroheni nga dielli?
Sezoni veror ka ardhur, me gjithë të mirat që sjell, pushimet, deti dhe një lëkurë ngjyrë çokollatë. Me këtë të fundit duhet të jemi pak të kujdesshëm, pasi rrezet e diellit mund të tregohen të pamëshirshme, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, ka disa mënyra me anë të të cilave mund të ruajmë veten dhe sërish të kemi ngjyrën e dëshiruar.
Mos shkoni në plazh pa kremin mbrojtës ndaj diellit
Numri një ndaj rrezeve të dëmshme është kremi mbrojtës. Sa më i lartë të jetë faktori mbrojtës, aq më të sigurt jemi ndaj dëmeve që mund të na shkaktohen në lëkurë. Në fakt, kremi mbrojtës SPF sugjerohet edhe për në përditshmëri, pasi jemi të ekspozuar në çdo moment.
Mos u ekspozoni në plazh në kohën e drekës
Dihet që rrezet e diellit pas orës 12 deri në orën 4 pasdite janë tepër të dëmshme. Kësisoj, përpiquni të mos ekspozoheni ndaj diellit gjatë kësaj ore.
Mbajtja e një kapele do t’ju ndihmojë
Përveç faktit se një kapele do t’ju bëjë të dukeni shumë stil dhe do të mbrojë sytë tuaj, do t’ju ndihmojë të shpëtoni nga të skuqurat e bezdisshme në fytyrë. Nëse zgjidhni një kapele me bazë rrethore do të jetë akoma më mirë, pasi do të mbrojë dhe pjesën e pasme të qafës tuaj.
Syzet e diellit janë të domosdoshme
Sezoni veror pa syzet e diellit është një tmerr i vërtetë. Ato mbrojnë sytë tuaj nga rrezet e dëmshme dhe zonën rreth tyre.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










