Lajme
Si ndikon aktiviteti fizik në uljen e kolesterolit?
Njerëzit që vuajnë nga kolesteroli i lartë janë plotësisht të ndërgjegjshëm, në shumicën e rasteve, për rëndësinë e humbjes së peshës së tepërt trupore dhe ushqyerjes së shëndetshme.
Në betejën kundër kolesterolit të lartë ka edhe një faktor që nuk duhet neglizhuar kurrë: aktiviteti fizik.
Aktiviteti fizik, sipas ekspertëve, ka një ndikim shumë domethënës, duke ulur nivelet e triglicerideve dhe duke rritur nivelin e kolesterolit të mirë.
Si ndikon aktiviteti fizik në uljen e kolesterolit?
Për shumë vjet me radhë, ekspertët nuk kanë qenë fort të vëmendshëm mbi mënyrën se si ndikon aktiviteti fizik te niveli i kolesterolit, duke përqendruar dijet e tyre tek ushqyerja dhe mbipesha.
Megjithatë, studimet e njëpasnjëshme për këtë çështje kanë nxjerrë në pah fakte interesante.
Kolesteroli i mirë shërben si fshesë për enët e gjakut duke hequr kolesterolin e keq.
Kur njerëzit kryejnë aktivitet fizik për 40 minuta tre deri në katër herë në ditë, nivelet e kolesterolit të mirë rriten me 2-3 pikë në tetë javët e para.
Dhe, si në çdo gjë tjetër, sa më shumë aktivitet fizik të bëjë njeriu, aq më efikas do të jetë kolesteroli i mirë në pastrimin e enëve të gjakut.
Aerobia, vrapi dhe çiklizmi për 12 javë me radhë mund të rrisë nivelet e kolesterolit në gjak me 4.6 për qind, ndërsa ai i triglicerideve bie me 3.7 për qind. Kolesteroli i keq, falë këtyre ushtrimeve, bie me 5 për qind.
Ushtrimet me intensitet të lartë fizik janë ideale për rënien nga pesha, por edhe për uljen e kolesterolit të keq.
Ushtrimet që kanë të bëjnë me forcën muskulare, janë gjithashtu të rëndësishme për të ulur kolesterolin e keq dhe rritur atë të mirë.
Ekspertët rekomandojnë ushtrime me intensitet të lartë të paktën dy herë në javë.
Ngritja e peshave tri herë në javë për 40-50 minuta në seancë ofron rezultate shumë të mira në përmirësimin e të dhënave të kolesterolit dhe triglicerideve.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












