Jeta në Zvicër
Gjysma e rrogës në Zvicër «avullohet» për harxhime në muaj
Harxhimet nga të ardhurat për një familje zvicerane në vitin 2015 arritën në rreth 2990 franga në muaj, ose 30 për qind të të ardhurave bruto. Taksat mesatarisht ishin 1208 franga, ose 12.1 për qind e të ardhurave, si pikat më të rëndësishme të shpenzimeve, shkruan albinfo.ch.
Shpenzimet e detyrueshme gjithashtu përfshijnë kontributet e sigurimeve shoqërore (9.8 për qind) dhe primet e detyrueshme të sigurimit shëndetësor (5.9 për qind).
53.3 për qind e të ardhurave bruto, ose CHF 5228, u shpenzuan në konsumin e mallrave dhe shërbimeve. Shpenzimet për strehim dhe energji përbënin rreth 1.460 franga, ose 14.7 për qind të të ardhurave bruto.
Shpenzimet për zbavitje, rekreacion dhe kulturë janë gjithashtu një faktor i konsiderueshëm i kostos në 5.6 për qind. Këto përfshijnë shërbime sportive dhe rekreative (103 franga në muaj) dhe shërbime kulturore, si teatri, kinema, radio dhe televizioni (82 franga).
Gjithashtu shpenzimet për kafshët shtëpiake janë përfshirë këtu. Ato arrijnë një mesatare prej CHF 29 për familje. Nëse konsiderohen vetëm familjet me qen ose mace, kjo shumë rritet në 89 franga në muaj.
Harxhime të tjera të rëndësishme të konsumit janë ato për transport (7.6 për qind) dhe pije të ndryshme (6.3 për qind). Gjithashtu të paguara nga të ardhurat e disponueshme janë primet për sigurimin plotësues shëndetësor si dhe për sigurimet e tjera. Në vitin 2015, ekonomitë familjare shpenzuan 3.2 për qind të të ardhurave të tyre bruto.
Në bilanc, familjet private në vitin 2015 lanë mesatarisht 1388 franga në muaj, ose 14 për qind të të ardhurave të tyre bruto. Familjet me më pak se 5.000 franga në të ardhurat bruto në përgjithësi nuk mund të ruajnë para anash. Shpesh shpenzonin më shumë para se sa morën.
Ky rezultat nuk lidhet më me proporcionin relativisht të lartë të familjeve të pensionistëve (54 për qind) në këtë klasë të të ardhurash.
Anketa e Buxhetit të Ekonomive Familjare të vitit 2015 më tutje tregon se të ardhurat nga punësimi ishin shtylla kryesore e të ardhurave të buxhetit familjar. Ata përbënin 76.1 për qind të të ardhurave bruto. Pensionet dhe përfitimet sociale ishin burimi i dytë më i rëndësishëm i të ardhurave të familjeve me 18.3 për qind.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












