Lajme
Si dolën kandidatët e mbështetur nga ish-presidenti Trump në zgjedhje?
Si dolën kandidatët e mbështetur nga ish-presidenti Donald Trump në zgjedhjet e 8 nëntorit në SHBA? Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Mike O’Sullivan, njofton se rezultatet ishin të përziera, ndërsa votat u numëruan herët në mëngjes.
Shkrimtari dhe sipërmarrësi J. D. Vance, i mbështetur nga Donald Trumpi, fitoi garës për vendin në Senat nga shteti Ohio ndaj demokratit Tim Ryan.
Por, në Pensilvani, demokrati Josh Shapiro fitoi për postin e guvernatorit, duke mposhtur kandidatin e mbështetur nga Trumpi, Doug Mastriano.
Senatorja demokrate e Nju Hemshërit, Maggie Hassan, mposhti kandidatin republikan Don Bolduc, i mbështetur nga Trumpi, i cili pranoi humbjen të martën mbrëma.
“Jam i nderuar që kam pasur mundësinë të përfaqësoj Partinë Republikane në garën për Senatin amerikan këtu në Nju Hemshër”, tha kandidati Don Bolduc.
Në një nga garat më të ndjekura për senatin, ajo në Pensilvani, republikani Mehmet Oz, një mjek i famshëm, i mbështetur nga zoti Trump, humbi ndaj demokratit John Fetterman, të cilit i erdhën në ndihmë gjatë fushatës ish-presidenti Barack Obama dhe presidenti Joe Biden.
Arizona është një tjetër shtet me garë të ngushtë, ku Kari Lake, e mbështetur nga ish-presidenti Trump, është përballë demokrates Katie Hobbs për postin e guvernatores. Ndërsa në garën për në Senat, po përballen Blake Masters, i mbështetur nga Trumpi me ish-astronauti Mark Kelly, demokrat.
Disa qendra votimi në jugperëndim përjetuan probleme, duke përfshirë këtë qendër në Finiks.
“Njerëzit shkuan, dhe u përpoqën të kalojnë fletën e votimit përmes makinës. Ndoshta një në çdo pesë apo më shumë prej atyre fletëvotimeve, nuk u procesua”, thotë Bill Gates, drejtues i bordit të qarkut Marikopa.
Ai tha se këto fletëvotimi do të numërohen me dorë, diçka që republikania Kari Lake e sheh të dyshimtë.
Guvernatori Chris Sununu i Nju Hemshërit dhe Guvernatori Brian Kemp i Xhorxhias, të dy republikanë që kanë marrëdhënie të ftohta me Trumpin fituan në gara. Ish presidenti Trump mbështeti një sfidues të pasuksesshëm në zgjedhjet paraprake republikane ndaj Brian Kempit, i cili zemëroi ish-presidentin duke hedhur poshtë pretendimin e pabazë se Trumpi kishte fituar Xhorxhian në zgjedhjet e fundit.
Në garën e guvernatorit në Miçigan, demokratja në detyrë Gretchen Whitmer mposhti kandidaten republikane Tudor Dixon, e mbështetur nga zoti Trump.
E pavendosur është edhe gara për senatin në Xhorxhia, ku demokrati aktual, Raphael Warnock, u përball me ish-yllin e futbollit Herschell Walker, të mbështetur nga Trumpi.
Rezultati i këtyre garave do të përcaktojë përbërjen e Kongresit dhe drejtimin e ardhshëm të të dyja partive./VOA
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











