Lajme
Shumë para për pak artikuj ushqimorë
Shumë më shumë para e pak e më pak gjëra për të blerë, ky është realiteti i marketeve të gjërave ushqimore në Serbi javëve të fundit.
Krahasuar me marsin e vitit të kaluar, çmimet e mallrave të konsumit në Serbi kanë prekur rritje prej 9.1 për qind , sipas Byrosë Republikane të Statistikave në Serbi.
Muajin e kaluar, sipas BBC në gjuhën serbe, çmimet e ushqimeve të procesuara u rritën për 10,9 për qind, dhe ato të paprocesuarat për 26 për qind.
Rritja e çmimeve të ushqimeve është ndikuar nga thatësirat e vitit të kaluar, rritja e çmimeve botërore të energjisë dhe çmimeve botërore të produkteve primare bujqësore, si dhe rritja e ndjeshme e kostove në prodhimin e ushqimeve, thuhet në ueb faqen e Bankës Popullore të Serbisë. (NBS)
Rekordin e rritjes së çmimit e mbajnë perimet, të cilat u rritën me 30.6 për qind në 12 muaj, nga marsi 2021 deri në mars të këtij viti.
Në vend të dytë për nga rritja e çmimeve janë vajrat dhe yndyrnat me më shumë se 20 për qind, por edhe kafeja, çaji dhe kakaoja me 23 për qind.
Mishi është 17,2 për qind më i shtrenjtë, qumështi, djathi dhe vezët 11,2 për qind, ndërsa peshku 9,3 për qind.
Rritja e çmimeve të derivateve të naftës
Rritja e çmimit të naftës në Serbi është ndikuar kryesisht nga faktorët globalë – në mars rritja ishte 2.1 për qind.
Sipas NBS, kjo rritje e çmimit të naftës është dukshëm më e ulët se çmimi botëror, i cili u rrit mesatarisht me rreth 20 për qind.
Në këtë ka ndikuar edhe vendimi i Qeverisë së Serbisë për uljen e përkohshme të pjesës së akcizës për derivatet e naftës.
NBS po njofton gjithashtu një rregullore të re që do të vazhdojë të zbusë përhapjen e goditjeve të mundshme në tregun botëror të naftës në çmimet e produkteve të naftës në Serbi.
Pasiguria e shkaktuar nga shfaqja e llojeve të reja të koronavirusit është përkeqësuar nga shpërthimi i krizës në Ukrainë.
Kjo ka ndikuar në rritjen e ndjeshme të energjisë, produkteve bujqësore dhe metaleve, të cilat kanë arritur historikisht nivelet më të larta apo edhe tejkaluar ato.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












