Integrimi
Shuk Orani ekspozon në Bolonjë
Pas pjesëmarrjes së suksesshme në ekspozitën „A Moving Identity“ në NW Gallery në Cambridge të Anglisë, artisti multimedial shqiptar me qëndrim në Gjermani, Shuk Orani, do të ekspozojë punimet e tij edhe në Galerinë Farini Concept / 9° Collettiva Internazionale në Bolonjë të Italisë.
Me ftesën e drejtorit artistik të kësaj galerie, R.Dudine, punimet e artistit Orani që jeton dhe vepron në Hamburg të Gjermanisë, do të jenë pjesë e ekspozitës ndërkombëtare “Art Palace” në hapësirat e pallatit historik Palazzo Fantuzzi.
Ekspozita do të hapet më 5 dhjetor në rezidencën madhështore të Palazzo Fantuzzi në prani të mysafirëve të nderit Prof. Daniele Degli Angele nga Akademia Arteve te bukura të Bolonjës si dhe Dr. Azzurra Immediato, historian dhe kritik arti në Galleria Farini Concept.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify Bebe Rexha arrin 100 milionë dëgjime në Spotify me “New Religion” ... -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë
















