Lajme
Shteti evropian që do të shtrëngojë dhënien e vizave turistike për rusët
Finlanda do të lëshojë më pak viza turistike për rusët duke filluar nga shtatori si rezultat i pushtimit të Ukrainës.
“Ne do të kufizojmë numrin e aplikimeve të miratuara në një të dhjetën e nivelit aktual”, tha ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto.
Finlanda përpunon rreth 1 000 aplikime për viza ruse në ditë.
“Në të njëjtën kohë, ne duam ta bëjmë më të lehtë për njerëzit që të vijnë në Finlandë për të punuar, studiuar ose vizituar të afërmit”, tha Haavisto, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Finlanda, e cila kufizohet me Rusinë dhe po i bashkohet NATO-s për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska, është përpjekur të mirëpresë sa më shumë refugjatë ukrainas dhe numri i turistëve rusë, përveç kësaj, ka shkaktuar shqetësim.
“Për shumë finlandezë ishte e vështirë të pranohej”, shtoi Haavisto.
Sondazhet kanë treguar se shumica e finlandezëve mbështesin idenë e kufizimit të vizave turistike ruse.
Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, kishte ngritur idenë e një ndalimi të përgjithshëm të BE-së për turistët rusë në një takim me udhëheqësit nordikë dhe gjermanë.
Por, kancelari gjerman, Olaf Scholz, është kundër planit, sepse ai mendon se do të parandalonte njerëzit që të largoheshin nga regjimi i Vladimir Putinit.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













