Lajme
Shtetasja angleze dënohet me 3 vjet burgim për dëshmi të rreme për mërgimtarin shqiptar
Raportohet se një 26-vjeçare, shtetase angleze, e vendosur në Kathalo në ishullin Kos në Greqi, është dënuar nga gjykata e Rodosit për dëshmi të rreme ndaj një 21-vjeçari shqiptar dhe një 23- vjeçari grek, njofton albinfo.ch.
Thuhet se çështja nisi më 30 korrik 2017, kur 26-vjeçarja pretendoi se dy burrat e përdhunuan në një dhomë prapa një restoranti.
Në vazhdën e ngjarjeve, menjëherë pas akuzës që kishte ngritur anglezja, i riu shqiptar dhe ai grek u përfshin në kalvar arrestimesh dhe hetimesh që zgjatën gati pesë vjet.
Këto ditë, gjykata në Rodos zbuloi të vërtetën: E gjitha ishte një mashtrim, anglezja kishte gënjyer, duke dhënë version të rremë të asaj që kishte ndodhur.
Hetimi provoi se nuk kishte gjurmë dhune dhe asnjë provë tjetër që të mbështeste se ajo ishte përdhunuar.
Në këto kushte gjykata e shpalli fajtore angleze dhe e dënoi me 3 vjet burgim. Ndërsa shpalli të pafajshëm të riun shqiptar dhe atë grek. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie Njëri prej rasteve po hetohet edhe si tentativë vrasjeje, pasi në shtëpinë e përfshirë nga zjarri... -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










