Lajme
Shtetasit serbë me targa të Zvicrës kalojnë ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë
Katër shtetas të Serbisë kaluan ilegal kufirin Serbi- Kosovë
Katër persona (shtetas të Serbisë) janë ndaluar nga Policia e Kosovës gjatë patrullimit të tyre në pikë kalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në Kamenicë, përcjell albinfo.ch.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten, rreth orës 21:15, në pikë kalimin kufitar Kamenicë.
Tutje në raport thuhet se të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar.
“Policia gjatë patrullimit ka ndaluar automjetin me targa të Zvicrës, drejtuar nga i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë dhe tre pasagjerë shtetas të Serbisë, të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Republika e Kosovës. Katër të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit, janë liruar”, thuhet në raport.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë














