Lajme
Shtatorja e Adem Jasharit, vitin e ardhshëm, edhe në kryeqytet
Shtatorja e Adem Jasharit do të vendoset në kryeqytet vitin e ardhshëm.
Kështu bëri të ditur nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, e cila tha se komuna e ka futur në buxhetin për vitin 2023 edhe shtatoren për Adem Jasharin.
“Tash në buxhetin 2023, e kemi edhe shtatoren e Adem Jasharit në Prishtinë. Një memorie kolektive edhe në kryeqytet, përveç komunave të tjera”, tha Sahatçiu të shtunën, në Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës.
Kjo do të jetë hera e parë, në 23 vjet pas luftës, që shtatorja e Komandantit Adem Jashari do të vendoset në Prishtinë.
Ndryshe, figura kombëtare e Adem Jasharit prin me numrin e përmendoreve të vendosura në Kosovë.
Komunat në të cilat Adem Jashari ka shtatore janë: Skënderaj, Drenasi, Fushë-Kosova, Vushtrra, Malisheva, Dragashi dhe Lipjani.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












