Lajme
Shtatë benefitet e mollës
Molla ka vlera ushqyese dhe është një aleat i fortë i shëndetit. Në përbërje të saj janë: ujë, proteina, shumë pak yndyra, sheqer i disa llojeve, si fruktozë, glukozë dhe sakarozë, fibra e kripëra minerale, si potasi, fosfori, kalciumi, magnezi dhe vitaminat C, PP, B1; B2, A.
Efektet pozitive në shëndet
1. Lufton astmën. Një studim amerikan ka treguar se sasia e madhe e vitaminave dhe elementëve ushqyes te molla ndihmojnë në reduktimin e simptomave të astmës. Substancat e pranishme te molla pastrojnë rrugët e frymëmarrjes.
2. Ndihmon në dieta. Molla ka pak kalori dhe si e tillë është e përshtatshme të përdoret nga personat që duan të bien në peshë. Ajo krijon ndjesinë e ngopjes dhe rregullon florën intestinale, falë sasisë së madhe të fibrave.
3. Mban nën kontroll kolesterolin dhe glikeminë. Fibrat si pektina arrijnë të ulin nivelin e kolesterolit në gjak, duke zvogëluar rrezikun e iktusit apo sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, ajo ndihmon pacientët me diabet, pasi ul nivelin e glikemisë në gjak.
4. Ndihmon në rastet e diarresë. Pektina, e cila gjendet tek molla, ka aftësinë të transformohet në një shtresëz mbrojtëse për muret e stomakut, të cilat në rastet e diarresë janë të irrituara.
5. Ka efekt laksativ. Molla njihet për vetitë e saj laksative në rast kapsllëku, shkruan Living. Ekspertët sugjerojnë të konsumohet një mollë e pjekur në ditë, për të zgjidhur problemet e kapsllëkut.
6. Redukton risqet e tumorit. Sipas studimeve, molla ul rrezikun e prekjes nga sëmundjet e rrugëve të tretjes, venave, variceve dhe disa tipe të tumorit. E gjithë kjo falë polifenoleve, të cilat te molla janë me shumicë. Një studim italian i kohëve të fundit thotë se molla parandalon tumoret e gojës, ezofagut, qafës së mitrës, gjirit dhe prostatës.
7. Aleat i bukurisë. Lëngu i një molle të freskët, i bashkuar me atë të limonit, tonifikon lëkurën. Një maskë e përgatitur me mollë të pjekur në qumësht ndihmon në shtrirjen e lëkurës, duke minimizuar rrudhat. Ndërsa lëkurat e thata bëhen më të buta me një maskë me mollë të grirë dhe kos.
E-Diaspora
-
Kosovari para gjyqit, ka sulmuar çiftin homoseksual I akuzuari i goditi ata në duar dhe i quajti, ndër të tjera, “homo të neveritshëm”...
-
Gjuha shqipe forcon integrimin
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
Jeta në Austri
-
Çfarë është e hapur dhe çfarë është e mbyllur në “Ditën e Ngjitjes” në Austri? Të enjten është Dita e Ngjitjes, ose Christi Himmelfahrt në gjermanisht, një nga shumë festat publike...
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit për sot në Austri
-
Dëmet e aksidenteve rrugore arrijnë në miliarda në Austrinë e Epërme
-
Kancelari austriak me thirrje për testime më të shpeshta të ADN-së, për të verifikuar lidhjet familjare
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë?