Lifestyle
Shtatë aroma që mund t’i largojnë mushkonjat
Gjatë verës të gjithë duam të kalojmë më shumë kohë në ajër të pastër, të ecim në park dhe të shijojmë gjelbërimin dhe lulet. Por mushkonjat mund të ‘shkatërrojnë’ edhe pushimet më të mrekullueshme.
Ekspertët sugjerojnë disa receta për aromat natyrore që do të trembin mushkonjat, kështu që ju mund të shijoni kënaqësitë e verës dhe relaksin e saj.
Pluhur vanilje – Përzieni pluhur vanilje me losion për fëmijë në raportin 1 deri në 10 dhe aplikoni atë në të gjitha pjesët e hapura të trupit tuaj. Ju gjithashtu mund të shpërndani vaniljen në ujë dhe pastaj e lagni me përzierjen zonat e ekspozuara të lëkurës suaj dhe rrobat tuaja.
Vajra esenciale të anise, karafil, borzilok dhe eukalipt – Vajrat thelbësore të anise, karafil, borzilok dhe eukalipt mund të trembin mushkonjat nëse aplikoni vajrat e holluara në zonat e ekspozuara të lëkurës (5-10 pika për gotë uji). Ju gjithashtu mund të lagni një copë pambuk në vaj dhe ta vendosni në pragun e dritares.
Jasemin – Vendosini degëzat e freskëta të jaseminit në dhomën tuaj. Ato do të trembin mushkonjat po aq lehtë sa gjethet e domates. Por, kini kujdes, era e fortë e jaseminit mund të ndërpresë gjumin tuaj, kështu që është më mirë të hiqni degëzat nga dhoma e gjumit gjatë natës.
Karafili – Vendosni 5 g karafil në një gotë me ujë dhe vlojini ato për 15 minuta. Përzieni 10 pika të kësaj përbërje me 1 lugë, kaloni duke spërkatur në zonat e ekspozuara të trupit tuaj. Tani mund të qëndroni jashtë për të paktën 2 orë, dhe mushkonjat do të qëndrojnë larg nga ju.
Degët e dëllinjave – Nëse vendosni të bëni një zjarr kur uleni jashtë, hidhni një degë të dëllinjës në të.
Vaj i pishës – Era e vajit të pishës i frikëson jo vetëm mushkonjat, por gjithashtu zhduk dhe buburrecat.
Rrënjët e grurit – Në kohët e lashta, njerëzit përdornin rrënjët e grurit për të trembur mushkonjat dhe insektet e tjera që thithin gjaku. Vendosni një grusht rrënjësh të grira të grurit në 0,4 litër ujë dhe lëreni të zihet deri sa të marrë një ngjyrë të verdhë të lehtë. Lagni fytyrën dhe duart me këtë përbërje dhe as një mushkonjë e vetme nuk do t’ju afrohet.
Burimi: ATSH
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












