E-Diaspora
Shqiptari nga Tetova që po mahnit rusët me zanatin e tij
Në Rusi ka shkuar që nga viti 2010
Me profesionin e gastronomisë molekulare Rufi Shabani merret qysh në kohën e rinisë së tij të hershme, ngase kishte pasion ushqimin dhe shijet e ndryshme.
Andaj sikur iu imponua të merret me kuzhinën. Me ndihmën e Zotit, shoqërisë dhe familjes kam arritur të jem shef në 13 restorante, ku dhe kam 34 punëtorë nën mbikëqyrje. Te ne nxirren prej 1300 deri 1600 pica në ditë, thotë Rufi Shabani për Gazetën Express Maqedoni.
Në Rusi ka shkuar që nga viti 2010. Aty kishte edhe vëllain, i cili ishte shumë më herët i vendosur në Rusi.
Vëllai i tij po ashtu merret dhe punon në kuzhinë. Ka qenë i pranishëm nëpër shumë media ruse, duke dhënë intervista të shumta, ngase Rufiu është i vetmi shqiptar atje që praktikon dhe zhvillon akrobacione të tilla.
Gastranominë e ka filluar si zanat dhe pastaj me kalimin e kohës ka marrë pjesë në disa kurse në vende të ndryshme, si Italia, Gjermania etj. Posedon edhe certifikata, ku me suksese ka mbaruar disa kurse.
Sot është i profesionalizuar si Brend Pica Shef, Teknolog acrobat, Maestro, Pica schul dhe, për njohurinë e brumërave nga ajo klasikja deri te Romana Italiana. Përveç kësaj, tetovari Shabani ka njohuri të furrave teknike, elektrike, furrave me dru etj.
Kjo nuk është e gjitha, kohët e fundit është marrë me “LIEVITO MADRE”, që do te thotë “maja e ëmave”, apo siç njihet tek ne si farë buke natyrale. Këtë e ka praktikuar në kursin e fundit në Itali, që tani e ka futur në përdorim edhe në restorantet e veta, e që thotë se ka dalë shumë i suksesshëm.
Pas gjithë këtij suksesi, cilat janë planet e tij të ardhshme, a do të kthehet të kontribuojë në vendlindje?
Po, ai thotë se si çdo shqiptar, edhe ai planifikon në të ardhmen të kthehet dhe të realizojë planet dhe idetë që ka në vendlindje, porse është çështje kohe.
Ka pasur ftesa nga restorante prestigjioze evropiane për të punuar, si p.sh. nga Londra, edhe nga disa restorant në Gjermani, Zvicër, Francë. E pikërisht në Londër Rufiu do të shkojë për ta vizituar vendin dhe për të ndihmuar për projekte që i ka biseduar me kolegët, mirëpo nuk planifikon dhe nuk i përshtatet të punojë ose të jetojë atje, por vetëm të zhvillojë ndonjë pilot projekt për të kontribuar sado pak.
Rufi Shabani, bashkë me vëllanë e tij, Billy Shabani, dëshirojnë të investojnë në një biznes të këtillë personal, duke pasur parasysh se kanë bërë shumë përvojë dhe profesionalizëm në këtë lëmi, mirëpo ende nuk kanë ndonjë projekt të finalizuar, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë
















