Lajme
Shqiptari 45-vjeçar përfundon me makinë në det në Itali pas konfliktit me bashkëshorten, të dy shpëtojnë
Një ngjarje e rrezikshme ka ndodhur në portin e Cattolica-s, në Itali, ku një 45-vjeçar shqiptar dyshohet se ka drejtuar makinën me shpejtësi drejt detit pas një konflikti me bashkëshorten.
Ngjarja u regjistrua të mërkurën rreth orës 16:00. Çifti ndodhej në një Volkswagen Golf kur, pas debatit, automjeti përfundoi në ujërat e portit.
Në momentin që makina ra në det, dyert e saj u hapën dhe 45-vjeçari bashkë me bashkëshorten 40-vjeçare arritën të dilnin nga automjeti para se ai të fundosej. Persona që ndodheshin pranë portit ndërhynë menjëherë dhe i ndihmuan të dy të dilnin në breg.
Gruaja, e cila është shtetase italiane, u transportua në spital në gjendje shoku. Sipas raportimeve, ajo nuk është në rrezik për jetën.
Në vendngjarje mbërritën ekipet e urgjencës, zjarrfikësit, karabinierët dhe efektivët e Kapitenerisë së Portit. Pas marrjes së ndihmës së parë, shqiptari u largua nga zona dhe dyshohet se u arratis përmes shkëmbinjve. Autoritetet kanë nisur kërkimet për kapjen e tij.
Sipas mediave italiane, 45-vjeçari ishte përfshirë edhe më parë në një konflikt me bashkëshorten. Një ditë para ngjarjes, ai ishte arrestuar dhe akuzohej edhe për rezistencë ndaj autoriteteve.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur procedurat për nxjerrjen e automjetit nga uji, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat e plota të incidentit.
E-Diaspora
-
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare Nga Peja në Vjenë, Rinesa Dinaj përmbyll me sukses studimet Master në një fushë të avancuar... -
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare Nga Peja në Vjenë, Rinesa Dinaj përmbyll me sukses studimet Master në një fushë të avancuar... -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur”











