CH-Ballkani
Shqiptarët preferojnë bregdetin turk
Sipas të dhënave të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës rreth fluturimeve gjatë verës 2016 tregojnë se rreth 41,000 shqiptarë kryen fluturime çarter drejt detit Egje në Turqi atë vit, ndërsa operatorët e shohin trendin të mbetet i njëjtë gjatë 2017
Derisa turizmi po lulëzon në Shqipëri dhe të ardhurat janë rritur e kushtet janë përmirësuar, qytetarët e Shqipërisë ende preferojnë Turqinë si destinacionin e tyre kryesor për pushimet e verës, megjithëse ishujt grekë kanë filluar gjithashtu të joshin shqiptarët më të rinj, të cilët duan të kalojnë jashtë vendit pushimet e tyre të verës, raporton “BIRN”.
Sipas të dhënave të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës rreth fluturimeve gjatë verës 2016 tregojnë se rreth 41,000 shqiptarë kryen fluturime çarter drejt detit Egje në Turqi atë vit, ndërsa operatorët e shohin trendin të mbetet i njëjtë gjatë 2017, përcjell albinfo.ch.
Çmimet relativisht të ulëta janë një faktor i rëndësishëm për shqiptarët, një nga vendet më të varfra në Evropë. Dhjetëra agjenci turistike ofrojnë paketa 1-javore nga 350 euro personi deri në 1000 euro për një hotel me pesë yje. Fëmijët, në varësi të moshës, paguajnë gjysmë çmimi ose mund edhe t’i shoqërojnë prindërit falas.
Agjentët turistikë në Shqipëri gjithashtu përmendin Spanjën dhe Portugalinë si destinacione më të frekuentuara për shqiptarët gjatë verës. Megjithatë, mungesa e fluturimeve direkte nga Shqipëria me këto vende mbetet një pengesë.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













