E-Diaspora
Shqiptarët në diasporë nuk bën të ndahen
Duke përmendur mungesën e statistikave lidhur me numrin total të shqiptarëve, përfshirë edhe ata të Kosovës dhe Maqedonisë, ministri foli për bashkëpunimin dhe marrëveshjet e nënshkruara me qeverinë e Kosovës, për të mos i trajtuar më si të ndarë shqiptarët e diasporës
“Deri vonë, emigracioni është parë si një çështje personale në Shqipëri, por përballë shifrave dhe cilësisë së komuniteti jashtë vendit, shoqëria dhe politika kanë filluar të reflektojnë”.
Me këto fjalë ju drejtua Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në Modena të Italisë, ku po zhvillon një vizitë pune së bashku me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla.
Ndërsa theksoi se Italia ka komunitetin më të madh të shqiptarëve jashtë vendit, ministri Majko foli për rëndësinë e konsolidimit të lidhjeve mes shqiptarëve atje dhe shtetit. Duke përmendur mungesën e statistikave lidhur me numrin total të shqiptarëve, përfshirë edhe ata të Kosovës dhe Maqedonisë, ministri foli për bashkëpunimin dhe marrëveshjet e nënshkruara me qeverinë e Kosovës, për të mos i trajtuar më si të ndarë shqiptarët e diasporës.
Ai pranoi se nëse nuk do të vepronin menjëherë për të mbështetur ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kudo ku jetojnë shqiptarë, Majko tha se brenda një kohe të shkurtër ishin ndërmarrë hapa të rëndësishëm.
“Ne jemi fokusuar që të gjitha institucionet që kanë të bëjnë me diasporën të kalojnë me ligj të veçantë, pasi duam të garantojmë jetëgjatësinë e tyre pavarësisht ndërrimit të qeverive”, u shpreh Ministri, i cili shtoi se institucionet do të jenë në funksion të angazhimit dhe strukturimit të të gjithë rrjeteve të diasporës.
Duke e cilësuar votën e emigrantëve si një çështje me shumë rëndësi, ministri theksoi se të gjitha palët politike janë shprehur pro këtij projekti. Ai tha se kanë në tryezë disa modele që do të shqyrtohen me shumë kujdes, për shkak të natyrës komplekse të kësaj çështje. Sa i përket arsimit, ministri përmendi si arritje përfshirjen e gjuhës shqipe në sistemin shtetëror në një land të Gjermanisë, në një rajon të Kanadasë dhe Nju Jork.
“Këto përvoja të suksesshme po na ndihmojnë të hartojmë planet për shtrirjen e këtij standardi edhe në vende të tjera”, ishin fjalët e tij.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”










