E-Diaspora
Shqiptarët kryesojnë në listën e deportimeve
Statistikat thonë se këtë vit ka pasur më pak deportime sesa vitin e kaluar, kjo edhe për shkak të ndaljes së fluksit të madh, që kishte më 2015, shkruan “thueringer-allgemeine.de”.
Kështu ndodhi edhe në Thuringi, që kishte më pak deportime. Sipas Ministrisë së Migracionit, deri në nëntor kishte 600 deportime. 608 ishin në vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch.
582 azilkërkues janë kthyer pasi iu ishte refuzuar azili, dhe kanë pranuar të kthehen vullnetarisht duke përfituar edhe financiarisht, derisa në vitin 2016, kjo shifër ishte 1829.
Në mbarë Gjermaninë ka pasur më pak deportime se vitin e kaluar. Gjithashtu edhe kthimi vullnetar ka rënë nga viti i kaluar, transmeton albinfo.ch.
Shumica e deportimeve nga Thuringi, ishin nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si nga Bosnja, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











