Shqipëria
Shqipëria po “plaket”, 23 mijë pensionistë më shumë në një vit
Referuar statistikave, numri i personave që trajtohen me pension pleqërie arriti në 491,504 në 6 mujorin e parë të vitit 2023, gati 23 mijë më shumë se në të njëjtën periudhe të një viti më parë. Që nga fundi i vitit skema u zgjerua më rreth 10 mijë pensionistë të rinj, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se këto ishin ritmet më të larta të rritjes në dy dekadat e fundit. Numri i pensioneve të pleqërisë u zgjerua në një vit me rreth 5%, por nga ana tjetër, skema e pensioneve po shfaq qëndrueshmëri. Rritje të ardhurave nga kontributet dhe masa më e ulët e pensioneve të reja kanë përmirësuar deficitin e skemës.
Ndërkohë, të dhënat zyrtare tregojnë se në 6-mujorin e vitit deficiti i skemës së pensioneve, i cili u subvencionua nga buxheti i shtetit ishte 8 miliardë lekë nga 12 miliardë ne 6-mujorin e parë të vitit 2022 me një rënie gati 30%. Të ardhurat nga sigurimet në 6-mujorin e parë pësuan rritje vjetore me 12 %.
Në këtë periudhë po del në pension brezi i “baby boom”, (të lindur në vitet 1960-1970) shumica e të cilëve punuan në vitet e tranzicionit dhe nuk përmbushin kushtet për pension të plotë.
Personat, që dalin në pension pas vitit 2015, për një periudhë afatmesme përfitojnë rritje më të moderuar të masës së pensionit, krahasuar me pensionistët që dolën në pension para këtij viti, për shkak të ndryshimit të parimit, nga pension solidar në pension në bazë të kontributeve.
Sakaq, Shqipëria vuan nga infomalitet i lartë i punës që do të thotë se ato që pagunë sigurime janë më pak se ato që raportohen si të punësuar.
Deri në vitin 1991 numri i të punësuarve në ish-ndërmarrjet shtetërore dhe në ish- kooperativat bujqësore, të cilët përbënin edhe kontribuuesit në sistemin e sigurimeve shoqërore, ishte 1 milion e 446 mijë. Përfituesit e parë të sistemit filluan të përfitonin pensione në vitin 1960. Sipas statistikave të kohës, në vitin 1966 evidentohen rreth 35 mijë përfitues, kryesisht me pensione të pjesshme, kundrejt 263 mijë kontribuuesve. Në fund të vitit 1991 numri i përfituesve kishte arritur në 329 mijë, duke reflektuar një normë vartësie 4.5 kontribuues për 1 përfitues, krahasuar me 7.4 kontribuues për çdo përfitues në vitin 1966. Ndërsa në vitin 2022 kishte 1,1 kontribuues për 1 përfitues.
Tranzicioni demografik po ndryshon me shpejtësi strukturën e popullsisë në favor të moshave të vjetra. Shumë shpejt të moshuarit do të jenë gjenerata e së ardhmes, por ambienti ekonomik dhe shoqëria nuk po krijojnë me të njëjtën shpejtësi kushtet për të përballuar pasojat e pleqërimit me dinjitet. Mosha e tretë që shumë shpejt do të përbëjë 30 për qind e popullsisë aktualisht jeton në varfëri dhe me mungesë perspektivë për përmirësim të kushteve financiare në të ardhmen.

E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













