Shqipëria
Shqipëria pas stuhisë: Shtohet fondi për fatkeqësitë natyrore
Buxheti i vitit 2024 në Shqipëri, për të përballuar fatkeqësitë natyrore buxheti do të rritet. Në total për fatkeqësitë natyrore dhe digat për vitin 2024 planifikohen të shpërndahen 2.5 miliardë lekë nga 2 miliardë lekë që është fondi i parashikuar për këtë vit, përcjell albinfo.ch.
Emergjencat Civile do të marrin 5.3 miliardë lekë në vitin 2024 nga 4.3 miliardë lekë i parashikuar për këtë vit.
Fondet për programin e Emergjencave Civile janë pjesë e buxhetit të parashikuar për Ministrinë e Mbrojtjes. Nga ky fond 800 milionë lekë do të shpërndahen për njësitë vendore, në bazë të madhësisë së bashkive, dhe do të përdoren për fatkeqësitë natyrore, por bashkitë janë të detyruara ligjërisht që një pjesë tjetër nga të ardhurat e tyre, ta përdorin për emergjencat, raporton TCH.
Në buxhetin e emergjencave janë 1 miliard lekë që do të përdoren për projekte për të parandaluar fatkeqësitë natyrore, si zjarre, përmbytje dhe tërmete, teksa për të përfituar nga ky fond bashkitë duhet të aplikojnë nga nëntori i këtij viti deri më 31 janar 2024, ndërsa fituesit shpallen para 15 shkurtit.
Ndryshe, vlerësimi i projekteve bëhet nga Komisioni për Parandalimin dhe Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










