Kosova
Shqipëria dhe Kosova, në listën e shteteve me rrezik nga SHBA-ja
Në njoftimin e fundit, Departamenti Amerikan i Shtetit ka shtuar këtë javë të paktën 116 vende në listën e atyre ku këshillon të mos udhëtohet, duke futur Britaninë, Kanadanë, Francën, Izraelin, Meksikën, Gjermaninë e vende të tjera, duke përmendur si arsye “nivelin shumë të lartë të infeksioneve me COVID-19”, transmeton albinfo.ch.
Nga ana tjetër, Departamenti Amerikan i Shtetit i bën rekomandimet mbi udhëtimet në katërt nivele. Në nivelin e katërt futen ato vende që, sipas autoriteteve amerikane paraqesin rrezikun më të lartë për të udhëtuar.
Theksohet se mes vendeve ku Departamenti Amerikan i Shtetit nuk rekomandon udhëtimin përfshihen edhe Shqipëria e Kosova.
Po ashtu, Departamenti i Shtetit tha se do të rriste numrin e vende ndaj të cilëve do të sugjeronte rekomandime të forta për të mos udhëtuar me rreth 80% në gjithë botën.
Sipas kësaj, SHBA renditi 34 nga rreth 200 vende në nivelin e katërt me rekomandimin “Mos Udhëtoni”. Tashmë në këtë nivel përfshihen 150 vende. Zyrtarët e departamentit nuk pranuan të japin detaje nese lista do të ketë azhurnime të reja.
Rekomandimet nuk janë të detyrueshme dhe nuk i ndalojnë amerikanët të udhëtojnë.
Mes disa vendeve që përfshihen në nivelin e katërt me rekomandimin “Mos Udhëtoni” janë Finlanda, Egjipti, Belgjika, Turqia, Italia, Suedia, Zvicra dhe Spanja. Disa vende si Kina dhe Japonia qëndrojnë në Nivelin e tretë, duke u sugjeruar amerikanëve të “rishikojnë mundësinë për të udhëtuar”.
Shumica e amerikanëve i kishin shmangur udhëtimet në pjesën më të madhe të Evropës për shkak të kufizimeve lidhur me COVID-19. Uashingtoni i ka ndaluar të hyjnë në territorin amerikan pothuajse të gjithë shtetasit joamerikanë, të cilët kohët e fundit kanë qenë në pjesën më të madhe të Evropës, në Kinë, Brazil, Iran dhe Afrikën e Jugut.
Të martën, Shtetet e Bashkuara zgjatën me 30 ditë të tjera kufizimet në fuqi që prej 13 muajsh që ndalojnë udhëtimet jothelbësore drejt Kanadesë dhe Meksikës.
Nick Calio, i cili kryeson “Airlines for America”, një grup tregtar që përfaqëson kompanitë e mëdha ajrore amerikane, i tha të mërkurën anëtarëve një komisioni të Senatit se ligjvënësit duhet të hartonin një “udhërrëfyes” për të rihapur udhëtimet ndërkombëtare.
Në fillim të këtij muaji, CDC-ja tha se ata që janë vaksinuar plotësisht mund të udhëtojnë në mënyrë të sigurt brenda Shteteve të Bashkuara, aty ku “rreziku është i ulët”, por drejtoresha e këtij institucioni, Rochelle Walensky, i shkurajoi amerikanët duke u sugjeruar të mos e bëjnë një gjë të tillë për shkak të numrit të lartë të infeksioneve me koronavirus në gjithë vendin./VOA
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës **Kënga e njohur shqiptare pritet të dëgjohet në filmin “The Journalist Mission”, një produksion amerikan që... -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik -
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve”
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














