Shqipëria
Shqipëri: Zgjedhjet e reja vendore më 14 maj 2023
Në Shqipëri presidenti Bajram Begaj dekretoi sot 14 majin si datën kur do të zhvillohen zgjedhjet për pushtetin vendor. Pak javë më parë ai zhvilloi për këtë çështje, konsultime me përfaqësuesit e forcave kryesore politike në vend.
Në njoftimin e shpërndarë nga presidenca, Kreu i shtetit e vlerëson periudhën deri në zgjedhje si “shumë të rëndësishme për përmbylljen me sukses të kësaj sfide demokracie për institucionet, partitë politike dhe gjithë shoqërinë shqiptare” duke theksuar se “është koha për të demonstruar përkushtim dhe bashkëpunim institucional, pjekuri politike dhe përgjegjshmëri qytetare”.
Ndërsa nxit forcat politike që “të shkojnë drejt kësaj date me përulësi dhe respekt ndaj qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë”, presidenti Begaj ka dhe një thirrje për votuesit që “të mos anashkalojnë detyrën qytetare të mirë-informimit mbi alternativat politike dhe ushtrimit të të drejtës së votës, të pandikuar nga interesa, që cënojnë votën dhe vullnetin e lirë”.
Që prej muajit shkurt të këtij viti, parlamenti ka ngritur një Komision të posaçëm për Reformën zgjedhore. Por në 6 muajt e parë të punës, ai zhvilloi vetëm një mbledhje, dhe në shtator kërkoi një shtyrje të afatit dhe me 6 muaj të tjerë. Presidenti Begaj tha sot se “Komisioni i Reformës zgjedhore ka detyrimin të përshpejtojë punën dhe të adresojë në kohë të gjitha çështjet e dala nga rekomandimet e raportit të OSBE/ODIHR-it”./VOA
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












