Shqipëria
Shqipëri: Vajza që u plagos nga babai në Lushnjë, në gjendje të rëndë
40-vjeçarja Rudina Musaku, e cila u plagos nga babai i saj, është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe për këtë arsye ajo është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar, transmeton albinfo.ch.
Gjatë ditës së sotme ka ndodhur ngjarja e rëndë në Lushnjë, ku 82-vjeçari Behar Musaku plagosi në bark vajzën e tij, e më pas kreu vetëvrasje, raporton TCH.
Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, dyshohet se shkak për këtë tragjedi është bërë një debat mes viktimes dhe babait të saj.
Ndryshe, ajo ishte e divorcuar dhe me fëmijë dhe kishte ardhur për të qëndruar tek prindërit e saj. Ajo jetonte në Tiranë me qira, ndërsa dy fëmijët e mitur jetonin me babain e tyre.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













