Lajme
Shqipëri: Infektohen me COVID-19 mbi një mijë persona
Nga Shqipëria janë raportuar shifra të larta të të prekurve me COVID-19 gjatë këtyre 24 orëve.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri, 1007 persona kanë rezultuar pozitivë nga 3849 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas Ministrisë, 6 pacientë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin.
Aktualisht në 4 spitalet COVID po trajtohen 404 pacientë, 21 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Ndërkohë 581 qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve 48,958 që nga fillimi i epidemisë.
COVID-19 – Statistika (3 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1007
Të shëruar në 24 orë 581
Të shtruar në spitale 404
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3849
Testime totale 369,158
Raste pozitive 80,941
Raste të shëruara 48,958
Raste Aktive 30,579
Humbje jete 1404
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 17308
Fier 2607
Durrës 1725
Shkodër 1517
Vlorë 1483
Elbasan 1424
Lezhë 1071
Korçë 979
Berat 931
Gjirokastër 628
Kukës 480
Dibër 426
E-Diaspora
-
Ideja Bajra, shqiptarja që po spikat në fushën e Inteligjencës Artificiale në Britani Themeluesja e Edvance AI është përzgjedhur mes emrave për çmimin “Stephanie ‘Steve’ Shirley Career Innovator of... -
Bern
“Ku janë të gjithë?” – Kino Kosova Film Festival rikthehet me edicionin e shtatë në Bernë -
Bruksel
19-vjeçari shqiptar pyet në Bruksel: Si tolerohet Serbia pas glorifikimit të Mlladiqit? -
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












