Lajme
Shqipëri: Gjatë janarit, 64 mijë turistë më pak se një vit më parë
Kufizimi i lëvizjeve për shkak të Covid-19 duket se do ta vështirësojë më tej rikuperimin e turizmit në vend.
Të dhënat e Instat tregojnë se në janar kanë hyrë në vend 185.3 mijë vizitorë të huaj, rreth 64.1 mijë më pak se e njëjta periudhë e 2020-ës. Ndërsa gjithsej së bashku me shtetasit shqiptarë, hyrjet arritën në 405.7 mijë nga 693.9 mijë që ishin në janarin e vitit të kaluar, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Rritjen më të madhe e kanë parë turistët nga Zvicra dhe shqiptarët e Kosovës, pasi numri i këtyre të fundit u rrit me rreth 10 mijë muajin e kaluar në raport me janarin e 2020, duke arritur në 87.6 mijë vizitorë. E gjithë pjesa tjetër ka parë tkurrje të numrit të vizitorëve.
Një situatë pesimiste vjen edhe nga operatorët e tregut. Për kryetarin e Shoqatës së Tur- Operatorëve Besnik Vathi viti 2021 do të karakterizohet nga një pranverë e djegur dhe një verë në rrezik pasi nuk ka asnjë kontratë me turoperatorët e huaj.
“Shqipëria ka vërtet 3 sezone, sezonin e pranverës që edhe në 2021 do të jetë i mbyllur, sezoni i verës që është në rrezik, që edhe sikur çdo situatë optimiste të ketë, realizimi i kësaj vere nuk mund të bëhet më shumë se 50-60% me ata turistë të planifikuar. Dëshirë që nuk është konkretizuar me kontrata apo rezervime reale”, shprehet Besnik Vathi.
Sipas Vathit, për shkak të mungesës së turistëve të huaj pjesa më e madhe e agjencive turistike kanë pezulluar punën, duke mos arkëtuar që prej marsit të kaluar.
“Rreth 80% e këtyre bizneseve ose janë pezulluar ose punojnë thjesht pa arkëtuar por duke mbajtur stafin për të mos humbur ato investime të bëra prej 15-20 vitesh. Janë me dhjetëra e dhjetëra biznese që nuk kanë aktivitet. Ne asgjë sot nuk na shpëton. Ne i kemi humbur rreth 70-80% të punonjësve”, tha Besnik Vathi.
Por, vendosja e masave bllokuese ka penguar edhe daljen jashtë të shqiptarëve duke sjellë gati një përgjysmim të tyre në 271.6 mijë në janar nga 531 mijë që kaluan kufijtë të njëjtën periudhë të 2020-ës.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”










