Shqipëria
Shqipëri: Forcat e Armatosura preken nga emigrimi, nis fushata e rekrutimit të të rinjve në ushtri
Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë prekur nga emigrimi dhe plakja e popullsisë, e si rrjedhojë ka nisur fushata e rekrutimit të të rinjve në edukimin ushtarak dhe në ushtri.
Në Durrës, Forcat e Armatosura ekspozuan pajisje dhe mjete ushtarake në përdorim, si dhe njohën qytetarët, veçanërisht të rinjtë me informacionin e nevojshëm për mundësitë që ofron angazhimi në Forcat e Armatosura.
“Ky është trend për të gjitha vendet, po ne FA nuk e kemi ndier, pasi kemi përdorur elementë të tjerë si përkujdesja, trajtimi financiar, arsimimi dhe stërvitjet brenda e jashtë vendit që kanë ndikuar te brezi i ri të mos largohen jashtë vendit, po të bëhen pjesë e FA-së. Një ushtarak ju garantoj që është i mirëpaguar”, ka thënë Kolonel Fadil Ciroku, Komandant i Qendra Personel Rekrutim, MM, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, aktualisht janë rreth 440 vende të lira për të rinjtë e moshës 18-27 vjeç që duhet të aplikojnë. Ndërkohë në Parlament pritet të kalojë projektligji që synon, ndër të tjera, edhe rritjen e kapaciteteve operacionale të Forcave të Armatosura.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











