Shqipëria
Shqipëri: Arrestohet shqiptari me vendbanim në Zvicër, trafikoi vetura të vjedhura
Një 38-vjeçar shqiptar i cili banon në Zvicër, është arrestuar në Tiranë. Ai dyshohet se ka trafikuar në vendin tonë dy automjete tip audi.
Sipas njoftimit të policisë automjetet kapin vlerën 150 mijë euro. Njëri nga automjetet e vjedhura, tip “Audi Q8”, cili u gjet në një vendparkim në Don Bosko u sekuestrua. Ndërkohë po punohet për gjetjen e automjetit tjetër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Trafikoi në Shqipëri, 2 automjete të vjedhura në Zvicër me vlerë 150 000 euro, arrestohet 38-vjeçari.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, njëri prej automjeteve, tip “Audi Q8”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që kishte trafikuar në vendin tonë, dy automjete të vjedhura në Zvicër, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Swiss”.
Gjatë operacionit u arrestua shtetasi A. Sh., 38 vjeç, banues në Zvicër.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 38-vjeçari ka trafikuar, 2 automjete tip “Audi”, që rezultojnë të vjedhura në Zvicër.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar njëri nga automjetet e vjedhura, tip “Audi Q8”, cili u gjet në një vendparkim në Don Bosko. Po punohet për gjetjen e automjetit tjetër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe Ministrja shqiptare Mirela Kumbaro Furxhi u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që... -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












