Shqipëria
Shqipëri: 36 raste të reja
Rastet e reja me koronavirus janë shënuar në Tiranë, ku 27 persona që rezultuan pozitivë, 4 raste në Shkodër, 2 raste në Kamëz, 1 rast në Durrës, 1 në Lushnje dhe 1 në Lezhë.
“Të gjitha këto raste janë shfaqje e mosrespektimit të shumë rregullave. E them dhe një herë, të distancimit fizik apo të përgjegjshmërisë personale apo kolektive në lidhje me punëdhënësit apo punëmarrësit. Një pjesë e mirë e tyre janë kontakte të rasteve pozitive, që tregon që gjurmimi në terren po kryhet në mënyrë të fuqishme, i cili do të vazhdojë dhe do të përforcohet në javët në vijim”, u shpreh Bino.
“Ajo që është e rëndësishme të theksojmë sot është që kemi një rritje të rasteve, të cilët po trajtohen pranë shërbimit infektiv, të cilat janë 41 raste dhe prej të cilëve 6 janë në terapi intensive dhe 2 të intubuar. Të gjitha këto tregojnë që COVID-19 nuk është lehtësuar, nuk është një sëmundje e cila kalon lehtësisht.
Një pjesë e mirë e rasteve, të cilat janë identifikuar kanë shenja klinike dhe një pjesë e tyre kanë pasur nevojë për shtrim në spital”, theksoi Bino. Përkundër shifrave rekord, të cilat janë regjistruar që nga nisja e pandemisë në Shqipëri, zonja Bino tha se në 24 orët e fundit janë shëruar 15 qytetarë, duke çuar në 960 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Aktualisht, siç bën me dije Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë, në gjithë vendin janë 305 raste aktive. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18,500 testime dhe janë konfirmuar pozitivë 1,299 raste.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











