Jeta në Zvicër
Shpërthime të fuqishme zjarri në pyjet e Zvicrës së Jugut
Në mbrëmjen e të martës në pyjet e dy regjioneve fqinje, në jug të Zvicrës: në Misox të Graubündenit dhe Leventina të Tiçinos kanë shpërthyer zjarre të fuqishme
Sipas policisë Kantonale të Graubündenit rreth orës 22 një hapësirë prej 400 metrash gjerësi dhe 700 metrash gjatësi ishte e përfshirë nga zjarri, transmeton albinfo.ch lajmin e publikuar nga mediat zvicerane.
Për të shuar zjarrin dhe për të parandaluar zgjerimin e tij ishin mobilizuar zjarrfikës dhe forca tjera të shpëtimit. Për shkaqe sigurie, është dashur të bllokoheshin përkohësisht rrugët automobilistike A13 dhe H13. Ato nga ora 19.30 janë të bllokuara tërësisht edhe për shkak të rrezikut nga rrëshqitja e gurëve.
Sipas informatave të deritashme nuk ka asnjë të lënduar si pasojë e këtij zjarri. Por, për shkak të erës që frynte, zjarri mund të përhapej edhe më tutje, kështu që në orët e vona të natës, po vazhdonin punët për shuarjen dhe izolimin e zjarrit. Mbetet i panjohur shkaku i shpërthimit të zjarrit.
Ndërsa lidhur me zjarrin që shpërtheu në Leventina të Tiçinos është detyruar të angazhohej edhe Rega, shërbimi për shpëtim me helikopterë, përcjell albinfo.ch. Gjithsej 15 persona janë evakuuar me Rega mbrëmë rreth orës 20 nga lokaliteti i përmendur ka thënë për srf një zëdhënës i Rega-s. Por, ai ka theksuar se evakuimi është bërë më shumë si masë preventive. Asnjë person nuk ka marrë lëndime nga ky shpërthim zjarri.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










