Tematike
Shoqatat e migrantëve, kundër iniciativës së SVP-së për “kufizimin”
Përfaqësuesit e shoqatave të migracionit u bëjnë apel të gjithë migrantëve dhe shoqërisë civile zvicerane që të përfshihen në rrëzimin e iniciativës së rrezikshme. Ato kanë miratuar një manifest për këtë qëllim
Iniciativa e SVP për kufizim të numnrit të të huajve nga BE (ose, ndryshe e njohur si iniciativa për shkëputjen) është perfide. Ajo paraqitet sikur dëshiron të kufizojë migrimin. Në fakt, ajo dëshiron migrantë pa të drejta dhe punëtorë pa mbrojtje të pagave. Përfaqësuesit e shoqatave të migracionit u bëjnë apel të gjithë migrantëve dhe shoqërisë civile zvicerane që të përfshihen në rrëzimin e iniciativës së rrezikshme. Ato kanë miratuar një manifest për këtë qëllim.
Shoqata të shumta të migrantëve në Zvicër kanë miratuar një manifest kundër nismës së SVP për ndërprerje të marrëveshjes së lëvizjes së lirë me BE-në. Manifesti tregon se sa i rëndësishëm është kontributi i migrantëve në suksesin ekonomik, kulturor dhe shoqëror të Zvicrës. Ai është gjithashtu shprehje e një Zvicre të hapur, të mbështetur në solidaritet.
Jo kthimit në “Zvicrën e barakave”
Shoqatat e migrantëve refuzojnë iniciativën e ndërprerjes sepse nuk duan të kthehen në Zvicrën e barrakave, të njohur nga koha e të huajve me status sezonierësh, thuhet nüë manifest, përcjell albinfo.ch. Në atë kohë, qindra mijëra perosna jetonin dhe punonin në Zvicër nën kushte të papërballueshme. Mijëra fëmijë sezonierësh u rritën duke u fshehur
Kjo u kujtua në takimin e shoqatave të migrantëve nga kryetarja e sindikatës Unia dhe nënkryetarja e SGB, Vania Alleva.
“Nisma SVP sulmon të drejtat tona si punonjës, sulmon të drejtën për vendosje falas dhe të drejtën për të qenë në gjendje të jetojmë me familjen” është shprehur Alleva. Mbi të gjitha, iniciativa i hap derën abuzimit të pushtetit, shfrytëzimit dhe dumpingut të pagave.
Lëvizja e lirë e personave dhe mbrojtja e pagave shkojnë bashkë
Deputeti nacional nga PS, Fabian Molina gjithashtu ka shprehur një qëndrim të qartë: “Kjo iniciativë është shumë më radikale dhe e rrezikshme sesa e ashtuquajtura iniciativë e imigracionit masiv, e vitit 2014, transmeton albinfo.ch. SVP jo vetëm që dëshiron të kontrollojë migracionin, por deshiron më shumë migrantë pa të drejta. Për këtë ajo synon të ndërpresë lëvizjen e lirë të personave. Ajo gjithashtu synon të dobësojë sindikatat”.
Në kohë të rënda ekonomikisht, kjo është një lojë e rrezikshme me vendet e punës dhe mbrojtjen e pagave. Më shumë se 450.000 zviceranë që jetojnë, punojnë ose studiojnë në BE, gjithashtu përfitojnë nga lëvizja e lirë e personave.
Përfundimi i lëvizjes së lirë të personave gjithashtu rrezikon mbrojtjen e pagave sepse me atë rast do të binin poshtë edhe masat shoqëruese (FlaM), përcjell albinfo.ch. Me FlaM, Zvicra ka një instrument për të mbrojtur pagat në vend dhe për t’i bërë marrëveshjet kolektive të punës në përgjithësi më shpejt të detyrueshme.
Një politikë izoluese me vështrim prapa nuk ofron zgjidhje për sfidat e së ardhmes, por një politikë jo-diskriminuese e mbështetur në solidaritet që garanton të drejtat e gjithsecilit. Mirëqenia do të thotë jo vetëm forcë ekonomike, por edhe solidaritet dhe përgjegjësi për qeniet tona njerëzore, përfundon manifesti.
E-Diaspora
-
Suedi
Yllka Sheqiri, shqiptarja me rrënjë nga Kosova e nominuar për “Çmimin e Vajzave 2026” në Suedi Nga fuqizimi i vajzave të reja te krijimi i mundësive për të rinjtë – Yllka Sheqiri... -
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?












