Lajme
Shoferët më të “këqij” të Zvicrës janë në kantonin, Ticino
Informacion nga Byroja e Parandalimit të Aksidenteve (BPA),
Sipas statistikave të reja nga Byroja e Parandalimit të Aksidenteve (BPA), rreziku për të pasur aksident të rëndë ose për t’u vrarë në një aksident rrugor është më i lartë në Ticino se kudo tjetër në vend, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, “krahasuar me vitin 2010, numri i njerëzve të plagosur rëndë ose të vdekur në Ticino për 100,000 banorë ka rënë më së shumti, duke arritur një mesatare prej 51 sot kundrejt 99 në 2010”, tha BPA.
“Në Zvicrën frëngjishtfolëse kjo shifër rritet në 49 dhe në Zvicrën gjermanishtfolëse në 45”.
Statistikat në lidhje me Ticino janë të njëjta si në një studim të mëparshëm, të kryer më herët më 2021 nga AXA sigurimet. Ai zbuloi se shoferët në kantonin italishtfolës pësuan numrin më të madh të aksidenteve automobilistike midis 2016 dhe 2020 – më shumë se 20 për qind mbi mesataren zvicerane.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












