Integrimi
SHKSHZ: Pranvera Poetike e Diasporës dhe konkurs letrar
Me qëllim të nxitjes dhe stimulimit të krijimtarisë letrare, dhe në kuadrin e manifestimit “Pranvera Poetike e Diasporës” SHKSHZ shpall konkurs për: poezi, prozë dhe ese.
Vendi i parë 200 CHF Vendi i dytë 150 CHF Vendi i tretë 100 CHF
Kanë të drejtë të marrin pjesë të gjithë krijuesit shqiptarë në Diasporë. Konkursi përmban edhe disa kritere të tjera që duhet të respektohen:
- Poezitë nuk duhet të jenë më të gjata se pesëdhjetë vargje
- Tregimi dhe eseu më së shumti pesë faqe
- Krijimet duhet të jenë të pabotuara dhe të papublikuara më parë, të daktilografuara dhe me shifër (pa emrin e autorit).
- Punimet dërgohen përmes postës (në tri kopje) ose në E-mail adresën e shoqatës – [email protected] dhe me kopjen e katërt dëshmohet autorësia.
Konkursi është anonim, punimet patjetër duhet të mbajnë shifrën. Ato që dërgohen përmes postës duhet të jenë të daktilografuara në tri kopje, kurse me kopjen e katërt identike dëshmohet autorësia
- Krijimet që dërgohen përmes E-mailit assei nuk bën të deshifrojnë idintitetin e autorit, pra E-mail adresa nuk duhet të përmbajë shenja identifikuese (emër, mbiemër, apo diçka tjetër që lidhet me identitetin e konkuruesit)
- Të drejtë pjesëmarrje në konkurs nuk kanë anëtarët e Kryesisë së SHKSHZ
- Konkursi mbetet i hapur deri më 10 maj 2016. 8. Krijimet që cilat nuk u përmbahen këtyre kritereve nuk do merren parasysh
- Punimet dërgohen në këtë adresë: SHKSHZ Cholplatz 38 CH-8180 Bülach ose në E-mailin [email protected].
- Rezultatet do të shpallen nga një juri profesionale e caktuar nga Kryesia e SHKSHZ në kuadër të Orës së madhe letrare që do të mbahet më 22 maj 2016 në Zürich. Në kuadër të asaj ore letrare gjithashtu për poezinë më të mirë të lexuar do të jepet çmimi «Pena e Artë e Martin Camajt» sipas votimit të të gjithë pjesëmarrësve në Pranverën Poetike të Diasporës.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












