Lajme
Shkrimtarja ruse: Lufta e Tretë Botërore tashmë ka nisur
Bota po përjeton një skenar pasigurie në ditët e fundit.
Ukraina ka kundërsulmuar me sukses ditët e fundit në jug dhe lindje të vendit, Rusia ka mbajtur referendume në rajonet e Donbasit dhe në të njëjtën kohë Vladimir Putin ka shpallur një mobilizim të pjesshëm ushtarak dhe tashmë po rekruton rezervistë për të luftuar në front.
Konflikti mund të përshkallëzohet në çdo kohë, në mos ka shkuar në një pikë të pakthyeshme tashmë. Kështu mendon shkrimtarja e njohur ruse Liudmila Ulitskaya, e cila pohon se “Lufta e Tretë Botërore tashmë ka filluar”, transmeton cnn, përcjell Albinfo.ch.
Ulitskaya tregoi se parandjen “katastrofën bërthamore” dhe e sheh Putinin si “të aftë për të shtypur butonin”. Por, ajo shpreson që njerëzit përreth Putinit ta bindin atë që të mos e bëjë këtë gjë.
Shkrimtarja e ka të qartë të vetmen rrugëdalje nga lufta: negociatat.
“Duhet folur, sepse herët a vonë të gjitha luftërat kanë përfunduar. Të bësh paqe, do të thotë të negociosh dhe të negociosh do të thotë të flasësh”, u shpreh Liudmila Ulitskaya.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












