Lajme
Shkon në 146 numri i të vdekurve nga zjarri në Hong Kong
Deri më sot, ka arritur në 146 numri i jetëve të humbura si pasojë e zjarrit që përfshiu një kompleks banesor në Hong Kong.
Zyrtarët e Njësisë së Identifikimit të Viktimave të Fatkeqësive kanë njoftuar se gjetën trupa të tjerë, teksa zgjeruan kërkimin në tri blloqe të tjera të kompleksit të ndërtimit Wang Fuk Court, që u përball me zjarrin më vdekjeprurës në ndonjë ndërtesë banimi në botë që nga viti 1980.
“Që nga ora 16:00 [sipas kohës lokale], bilanci i fundit i viktimave është 146. Nuk mund të përjashtojmë mundësinë e viktimave të tjera”, ka deklaruar për media shefja e kësaj njësie, Tsang Shuk-yin.
Autoritetet kanë krijuar një grup të përbashkët hetimor për të zbuluar shkakun e zjarrit, teksa Njësia kundër korrupsionit ka arrestuar 11 persona në lidhje me zjarrin, tre prej të cilëve janë arrestuar po ashtu nga policia për vrasje nga pakujdesia.
Departamenti i Ndërtesave të Hong Kongut ka urdhëruar pezullimin e përkohshëm të punimeve në 30 projekte private ndërtimi në të gjithë qytetin.
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi










