E-Diaspora
Shkoi si refugjat në Gjermani, tani mësimdhënës i shkencave politike në gjuhën gjermane
34 vjeçari Muhamet Idrizi me prejardhje nga Mitrovica, kishte shkuar në Gjermani në moshën 9-vjeçare ndërsa sot është mësimdhënës i shkencave politike në gjuhën gjermane.
Idrizi ka shkuar në Gjermani, së bashku me familjen, si refugjat. Gjithashtu, Muhameti ka studiuar shkencat politike, etike dhe filozofi.
“Në vitin 1993 kur prindërit e mi kanë ardhur si refugjatë në Gjermani, unë kam filluar sistemin edukativ në gjuhën gjermane pa e ditur asnjë fjalë, dhe për mua kjo ka qenë një sfidë shumë e madhe”, ka thënë Idrizi në rubrikën “Shqiptarët nëpër botë” të emisionit “JETA” të KTV-së, përcjell albinfo.ch.
“Unë në familjen teme jam i pari që kam këtë nivel akademik, shumica e familjarëve kanë menduar që unë do të bëj ndonjë punë fizike, për arsye se ne kemi jetuar në Gjermani me frikën se do të na kthejnë në Kosovë”, ka thënë ai.
https://www.youtube.com/watch?v=dB5hhvp4Rzs
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











