Lajme
Shkoi për pushime në Kosovë pa miratim, mërgimtari humb vendin e punës në Austri
Pushimet në Kosovë i kushtojnë vendin e punës një praktikanti në Austri
Shqiptari nga Kosova i cili jeton dhe vepron në Salzburg të Austrsë, ishte praktikant për mekanik automjetesh në Austri u pushua nga puna pasi udhëtoi për në Kosovë pa miratimin e punëdhënësit. Edhe pse e çoi çështjen në gjykatë dhe kërkoi dëmshpërblim, ai e humbi procesin në apel, transmeton albinfo.at.
Sipas mediave austriake, i riu kishte njoftuar instruktorët se dëshironte të merrte pushime gjatë verës, por nuk kishte paraqitur asnjë kërkesë zyrtare dhe nuk ishte arritur asnjë marrëveshje për datat e lejes.
Pavarësisht kësaj, ai u nis për në Kosovë më 8 korrik 2024 dhe vetëm pak para fluturimit e njoftoi punëdhënësin përmes WhatsApp-it se do të mungonte deri më 18 korrik.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, praktikanti humbi dokumentin e identitetit austriak, i cili shërbente edhe si leje qëndrimi, çka i pamundësoi kthimin në datën e planifikuar.
Ai e informoi kompaninë për situatën, ndërsa punëdhënësi i kërkoi të paraqitej në punë jo më vonë se 24 korriku. Megjithatë, praktikanti u kthye një ditë me vonesë, transmeton tutje albinfo.at.
Si pasojë, kontrata e tij e punës u ndërpre menjëherë.
Më pas, ai iu drejtua gjykatës duke kërkuar rreth 9.300 euro dëmshpërblim për largimin nga puna. Fillimisht fitoi në shkallën e parë, por Gjykata e Lartë Rajonale në Linz e rrëzoi vendimin.
Gjykata vlerësoi se, edhe pse marrëveshjet për pushime mund të bëhen edhe gojarisht, ato duhet të jenë të qarta dhe të arrihen paraprakisht. Gjithashtu u theksua se kompania dispononte një sistem elektronik për paraqitjen dhe miratimin e kërkesave për pushim, të cilin praktikanti nuk e kishte përdorur. /Albinfo.at
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











