Lajme
Shkencëtarët amerikanë, afër “gjetjes së shekullit” për të anuluar plakjen
Në laboratorin e biologut molekular David Sinclair, në Shkollën e Mjekësisë së Harvardit, minjtë e vjetër, po rinohen.
Duke përdorur proteina, të cilat mund të kthejnë qelizat e rritura në qeliza staminale, Sinclair dhe skuadra e tij kanë arritur të “kthejnë kohën mbrapsht”, duke rinuar qelizat e vjetra të minjve. Në publikimin e parë të rezultateve të studimit, në fund të vitit 2020, dokumentohet sesi minjtë e vjetër, të cilët kishin probleme me shikimin dhe retina të dëmtuara, papritur mund të shihnin edhe më mirë sesa këlyshët e tyre.
“Rikthimi në gjendjen e mëparshme është i përhershëm dhe mendojmë se ky proces mund të vihet në zbatim edhe në trupin e njeriut, për të kthyer moshën tonë”, tha Sinclair, i cili prej 20 vjetësh punon në këtë drejtim.
“Nëse arrijmë ta kthejmë kohën mbrapsht, këto sëmundje nuk duhet të ndodhin. Sot kemi teknologjinë për të bërë të mundur që njerëzit të jetojnë mbi 100 vjeç pa u shqetësuar se kur të arrijnë në të 70-tat të sëmuren me kancer, apo të kenë probleme me zemrën në të 80-tat dhe Alzheimer kur të mbushin 90 vjeç”, tha Sinclair në një konferencë mbi mirëqenien, të prezantuar në partneritet me CNN.
“Studimi i tij tregon se mund të ndryshosh plakjen për të jetuar më gjatë si i ri. Tani ai dëshiron të ndryshojë botën dhe ta kthejë plakjen në një sëmundje”, tha Whitney Casey, një investitorë që është bashkuar me Sinclair për të krijuar një test biologjik të cilin njerëzit mund ta bëjnë vetë, përcjell Albinfo.ch.
Mjekësia moderne merret me sëmundjen, por sipas Sinclair nuk merret me shkakun kryesor të sëmundjeve, që është plakja në vetvete. “E dimë që kur kthejmë mbrapsht moshën e një organi të miu, si truri, sëmundja e plakjes zhduket. Kujtesa kthehet dhe nuk ka më sklerozë. Besoj se në të ardhmen, shtyrja në kohë dhe kthimi mbrapsht i plakjes do të jetë mënyra më e mirë për të kuruar sëmundjet që prekin shumicën prej nesh”, tha ai.
Në laboratorin e Sinclair, dy minj qëndrojnë krah njëri tjetrit, njëri i ri, tjetri i dobët dhe i plakur. Por në fakt, të dy janë motër e vëlla, të lindur në të njëjtën ditë. Njëri prej tyre është modifikuar gjenetikisht që të plaket më shpejt. Pasi arriti këtë, Sinclair ngriti pyetjen: “Po sikur edhe e anasjellta të jetë e mundur”.
Studiuesi biomjekësor japonez, Dr. Shinya Yamanaka, ka arritur që në vitin 2007 të riprogramojë qelizat njerëzore të formuara, që të sillen si qeliza staminale. Për këtë arritje ai mori edhe Çmimin Nobel në mjekësi atë vit. Por qelizat e doktorit japonez kanë një defekt, ato harrojnë se çfarë janë dhe transformohen menjëherë në qeliza staminale.
Kjo praktikisht do të bënte që Brad Pitt, në filmin “The Curious Case of Benjamin Button”, të kthehej në foshnjë menjëherë, ndërkohë që studiuesit duan të arrijnë rinimin gradual, duke mbajtur mend çdo etapë.
Një përpjekje e fortë u realizua në vitin 2016, por minjtë që i nënshtroheshin trajtimit, zhvillonin tumore të ndryshme. Por në testin e laboratorit të Sinclair, miut, përveç qelizave rinuese, iu shtua edhe një virus. Befasisht për të gjithë, neuronet e dëmtuara të syrit të miut u rinuan. Që prej suksesit të testimit të parë, Sinclair thotë se tani po punohet për të rinuar të gjithë trupin e miut.
“Besojmë se kemi gjetur një mënyrë për të kontrolluar butonin, për të kthyer kohën mbrapsht”, thotë ai. “Pasi të injektohet me këto qeliza, trupi do të zgjohet, do të mbajë mend sesi të sillet, do të rigjenerohet dhe do të bëhet sërish i ri, edhe nëse je i moshuar dhe ke sëmundje”.
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit













