Jeta në Zvicër
Shkaktar “Deutsche Bank”, frangu forcohet kundrejt euros
Kursi i këmbimit të euros në tregjet valutore ndërkombëtare ka rënë të premten në nivelin më të ulët në dy muajt e fundit kundrejt frangut zviceran dhe është dobësuar kundrejt monedhave të tjera të rëndësishme, si rezultat i shqetësimeve në lidhje me gjendjen e “Deutsche Bank”, përcjell albinfo.ch.
Në këtë atmosferë të tregjeve, frangu zviceran ka arritur nivelin më të lartë në tetë javë kundrejt euros, nga 1.08125 franga për euro. Euro gjithashtu është dobësuar 0.4 për qind kundrejt dollarit amerikan në 1.1177 dollarë dhe ishte më pak se 0.6 për qind kundrejt jenit japonez.
Çmimi i aksioneve në “Deutsche Bank” ka rënë me 9 për qind, duke rënë nën 10 euro për herë të parë në historinë e bankës, pasi të premten gjatë natës në Wall Street dhe New York ra në nivelin më të ulët historik.
Investitorët janë të shqetësuar për shëndetin financiar të huadhënësit më të madh gjerman, i cili pritet të paguajë një gjobë prej 14 miliardë, sipas urdhrit të Departamentit Amerikan të Drejtësisë për shkak të parregullsive me shitjen e letrave me vlerë, të mbështetura nga hipotekat, në periudhën para krizës financiare të vitit 2008.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











