Lajme
Shifrat e fundit nga Shqipëria me Covid
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njoftoi sot se 101 raste pozitive janë konfirmuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në vend.
Ndërsa për të katërtën ditë radhazi numri i të shëruarve është më i lartë se i të infektuarve. Derisa gjatë 24 orëve të fundit 5 persona humben betejen me Covidin.
“119 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5139, që nga fillimi i epidemisë. Për të katërtën ditë radhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se i rasteve të reja të konfirmuara me COVID 19”, thuhet nē njoftimin e autoriteteve shëndetësore të Shqipërisë, transmeton Albinfo.ch.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të mbajnë në konsideratë në çdo moment masat për frenimin e përhapjes së virusit.
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












